Një ditë pas vendimit për djegien e mandateve të deputetëve, Lulzim Basha ka pritur mëngjesin e sotëm në një takim kreun e Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani. Vendimi përfundimtar i mandateve jepet nga Këshilli Kombëtar i PD-së.
Pas takimit me Nishanin, Basha u shpreh për mediat se “integrimin e vendit drejt BE e pengon një qeveri e lidhur me krimin”. “Duam të përshpejtojmë procesin e integrimit. Nuk ka lëvizje më prop Europës dhe më pro integrimit në Europë sesa kjo që ka vendosur opozita”.
Kreu demokrat përsëriti se zgjidhje për situatën mbetet formimi i një qeverie tranzitore, e cila sipas tij do arrestojë politikanët që kanë blerë votat. Basha foli edhe me emra për politikanët që sipas tij do përfundojnë pas hekurave për blerjen e votave.
“Nuk do ketë më Parlament, ata mund të mblidhen, mund të marrin vendime për shqiptarët, por shqiptarët do t’iu përgjigjen. Qeveria tranzitore do ketë detyrë parësore të arrestojë politikanët e kapur me vjedhje votash, si Vangjush Dakon. Një nga arsyet e shkarkimit të Fatmir Xhafajt ishte se tentoi të arrestojë Vangjush Dakoin. Damian Gjiknuri është kapur duke vjedhur vota me Imer Lalën në Dibër. Taulant Balla duhet të shkojë në burg për berjen e votave. Në burg i çon drejtësia, por qeveria nuk duhet ta pengojë atë”.
/Gazeta Mapo/
ARRESTIMET META ,BERISHA, BASHA ,VASILI.MANJANI, MEHDI CAMI SE MBIEMRIN E KA NDRYSHUAR
Arrestimet e ndëshkimet për shitblerje votash apo me presione bandash kriminale duhet ti bëjë drejtësia me hetime e fakte konkrete e as qeveritë apo partitë e as me rekomandimet e ndonjë labi apo shkodrani..
Problemi është që cilado qeveri e ndonjë partie në pushtet, nuk duhet të ndërhyjë tek prokuroria e gjykatat për të mbrojtur ata që kapen me presh në dorë.Po e njejta gjë është edhe me veprimet e drejtësisë për hetimin e ndëshkimin e grupeve kriminale mafioze.
Nëse kapen me fakte për vepra kriminale, kushdo qoftë, lab apo shkodran, demokrat apo socialist, çam apo minoritar grek, asnjë parti politike nuk duhet të ndërhyje tek drejtësia.
Basha ka përmendur disa emra të cilët kanë dalë nga përgjimet se janë përzjerë në dallaveret me votat, por ka shtuar se ata në burg mund ti fusë vetëm një drejtësi e pa kapur nga qeveria.
Nëse ndonjë lab, ka fakte se edhe Basha e të tjerë që përmend, e kanë bërë këtë veprim, kur komenton, duhet ta shoqërojë akuzën me fakte që ai i ka parë me sytë e tij. e jo me gjuhën e hajdutit që kujton se mbrohet duke thënë se të gjithë vjedhin.