Kryetari i PD-së, Lulzim Basha preferon të flasë me emra kur kërkon të denoncoje lidhjet e krimit me pushtetin
“Ndodhemi në qytetin simbol të bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, jo pak analistë e quajtën Elbasanin kryeqytet të krimit.
Qazim Sejdini, Taulant Balla dhe bandat e krimit nga Çelët te Sanxhaktarët me shokë që vitin e kaluar treguan se kush sundon në këtë qytete, në këtë vend, kur goditën policinë e shtetit pa asnjë pasojë ligjore
Disa orë pas mesazheve tona nga Shkodra ditën e hënë kanë zbarkuar atje forcat policore…, por rezultati është zero, e gjitha është levizje probagandistike. Kështu ishte në Elbasan, asnjë nga banditët që goditën shefat e policisë nuk jane arrestuar, ndjekur penalisht, asnjë nuk është në burg…”, tha Basha gjatë një takimi që po mban me gjithe drejtuesit e opozitës në Elbasan