Aktualitet

Basha flet me emra pas braktisjes së seancës: S’duhet të jenë në Kuvend














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:59 - 10/09/21 |
mapo.al

Në një deklaratë për mediat pasi u largua nga seanca plenare, kryedemokrati Lulzim Basha hodhi akuza të forta ndaj maxhorancës qeverisëse, ndërsa tha se sot ata duhet të ishin para drejtësisë e jo në sallën e parlamentit.






“Brenda kësaj salle ndodhen sot njerëzit që kanë minuar demokracinë shqiptare duke nisur nga Edi Rama, shkatërruesi i zgjedhjeve. Duhet të ishin bashkë me të monstrat e korrupsionit që kanë bërë shqipërinë vendin me të korruptuar, sipas raportit të DASH Ahmetaj, Balluku, Gjiknuri.


Po kështu para drejtësisë duhet të ishte Taulant Balla, që figuron në listën e zezë si një nga pikat kyce të pastrimit të parave. Duhet të ishin para drejtësisë autorët e dosjes 339, përfaqësuesit e bandave të shijakut, Rrahja, e Çyrbja.







Jashtë kësaj salle e para drejtësisë, duhet të ishin po kështu të gjithë ata që kanë grabitur djersën e shqiptarëve bukën e fëmijëve të tyre. Njëri shpreson t’i ikë drejtësisë, por duke lënë brenda bedelin e tij. Kjo është pakica e krimit e korrupsionit. Ne kemi një e vetëm një detyre, këtë sallë, e gjithçka jashtë kësaj salle ta kthejmë në fushë betejë me dhe për qytetarët deri në mposhtjen e këtij regjimi.” u shpreh Basha.




1




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas