Aktualitet

Basha: Nëse ndezin zjarrin te Teatri, le ta presin popullin nga Surreli deri tek oligarkët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:32 - 14/05/20 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me artistët që mbrojnë kauzën e Teatrit Kombëtar. Basha u shpreh se Teatri Kombëtar është vija e kuqe e përballjes me regjimin. Sipas kreut të PD-së, Rama dhe Veliaj kërkojnë të vjedhin edhe në kohë pandemie.


“Nëse e ndezin zjarrin te Teatrit Kombëtar, le ta presin popullin dhe zjarri do ndizet nga Surreli te Qëndrat Tregtare dhe objektet e oligarkëve, e deri tek çdo institucion”, – u shpreh Basha.


“Ne do vazhdojmë të mbështesim artistët. Qeveria kërkon të vjedhë edhe në kohë pandemie“, – tha Basha.


Sipas kreut të PD-së prishja e Teatrit Kombëtar është akt lufte i Ramës.


“Rama është hajduti që i vjedh shqiptarët, është mashtruesi që i gënjen, është xhelati që i dhunon. Nuk mund të vuajë një popull i tërë për makutërinë e çmendur të një njeriu! Prishja e TK është akt lufte i Ramës ndaj qytetarëve shqiptarë. Pasojat do të bien të gjitha mbi të!”, – u shpreh Basha në një postim në Twitter.

Deklarata e plotë e Bashës:

Do të vazhdojmë t’i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Afera me Teatrin Kombëtar është afera e radhës e korrupsionit të një qeverie në ikje. Në kohën e pandemisë, kur shqiptarët presin dhe meritojnë mbështetjen nga shteti, presin dhe meritojnë që taksat që kanë paguar 7 vite, faturat e kripura që kanë paguar 7 vite t’u kthehen në shërbime, t’u kthehen në subvencione për pagat për ata që kanë humbur vendet e punës, t’u kthehen në para për familjet në nevojë, pikërisht në kohën e pandemisë, Edi Rama sulet për të tjetërsuar Teatrin Kombëtar, për të vjedhur pronën publike, për të shkatërruar këtë pasuri të kulturës dhe të trashëgimisë së kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë.

Pra, mesazhi është i qartë edhe në kohë pandemie këta e kanë mendjen vetëm për të vjedhur, këtë duan ta bëjnë në mënyrën më të dhunshme të mundshme. Ju e keni parë që për më shumë se 1 vit e gjysmë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë janë përballur me dhunë, janë përballur me represion, ndërkohë që nuk janë duke mbrojtur diçka personale, por diçka që iu takon të gjithë qytetarëve. E pra, siç e kam thënë edhe më pare, çdo hap për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte ndaj qytetarëve dhe jo vetëm ndaj artit dhe artistëve.

Përgjigja nuk është një përgjigje që i takon vetëm artistëve, por gjithë qytetarëve, prandaj unë u bëj thirrje sot në emër të Partisë Demokratike gjithë demokratëve shqiptarë kudo ku ndodhen, të gjithë mbështetësve të opozitës dhe çdo qytetari shqiptar të djathtë e të majtë që sot është në pasiguri për jetën, që sot është me tavolinë të boshatisur, që sot nuk ka me çfarë t’i ushqejë fëmijët, ta kuptojnë te Teatri Kombëtar sot është vija e kuqe e përballjes me regjimin që ju ka vjedhur dhe ju ka lënë pa bukën e fëmijëve, që ju ka lënë pa rroga në kohën e pandemisë, që ka nxjerrë zbuluar shtetin prej kartoni, i cili ua merr taksat, juavendos gjobat, por kur ju keni nevojë për mbështetje jo vetëm nuk kujtohet për ju, por vazhdon të vjedhë pasuritë tuaja për veten e tij dhe për një grusht oligarkësh. Nëse ky pushtet do t’i shkojë deri në fund marrëzisë për të ndezur zjarrin te Teatri, le ta presin popullin tek çdo institucion i uzurpuar. Le ta presin zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është thirrja ime ndaj qytetarëve shqiptarë, kjo është thirrja ime ndaj opozitës. Teatri është vija e kuqe. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas