Aktualitet

Basha flet pas takimit me Di Maio: Shqipëria rrezikon një “Jo” tjetër nga BE 








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:42 - 20/11/20 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për mediat, pas takimit me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio.



Basha tha se se ka kërkuar kryediplomati italian mbështetje në luftën kundër koronavirusit dhe për sigurimin e vaksinës anti-COVID për qytetarët shqiptarë.


Gjithashtu, Basha ka ngritur shqetësimin se për herë të shtatë, Shqipëria rrezikon një tjetër “Jo” në rrugën e integrimit drejt BE.




“Ishte një takim jashtëzakonisht dhe miqësor dhe të frytshëm me ministrin Di Maio. Falënderova Ministrin për ndihmën që na ka dhënë shteti italian gjatë kësaj pandemie. I kerkova qe te beje gjithcka qe Italia mike te siguroje akses per vaksinat anticovid qe do jene ne perdorim Dua të ndaj lajmin e mirë të angazhimit të qeverisë italiane për të asistuar personelin shëndetësor shqiptar në adaptimin e vaksinës anti-COVID. Kur të gjithë vendet e mëdha po synojnë të marrin sasi të mëdha vaksinash, t’i drejtohesh një vendi të madh për mbështetje është zgjidhja e duhur për një vend të vogël si ne. Për herë të shtatë në 7 vite Shqipëria rrezikon një JO tjetër në procesin e integrimit për shkak të mosplotësimit të kushteve. Reforma zgjedhore, kryekushti i hapjes së negociatave, u zhbë në mënyrë të njëanshme. Sigurova z. Di Maio se opozita do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar procesin e integrimit. Pas 25 prillit, qeveria jonë do të lobojë fort për të garantuar fondet që i takojnë një vendi kandidat në të gjithë sektorët”, u shpreh Basha.

Lexo edhe :  Zbulohet shuma dhe detaje të reja nga grabitja me armë e "Kredo.al"


1



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas