Kryesore

Basha flet për bandat e Elbasanit: Zgjidhja është shkëputja e krimit nga pushteti














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:46 - 02/10/20 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha, teksa iu bëri thirrje për bashkim qytetarëve në Elbasan për të nisur një rrugëtim të ri, theksoi se do të shkëpusë çdo lidhje të krimit me pushtetin. Elbasani njihet si një ndër qytetet me aktivitet të lartë kriminal.






Sipas tij, rruga e qeverisë është ajo e shkatërrimit të ekonomisë dhe të ardhmes së shqiptarëve. Sa i takon kriminalitetit në rritje në qytetin e Elbasanit, Basha deklaroi se kjo lidhet me bashkëpunimin e krimit me pushtetin.


Thirrja ime është të bashkohemi për të nisur së bashku një rrugë tjetër, për të ndryshuar menjëherë kurs, sepse kjo rrugë ka shkatërruar ekonominë dhe të ardhmen e shqiptarëve. Një rrugë tjetër është ajo që sjell shpresë për rininë.







Situata e krimit në Elbasan është rënduar për shkak të bashkëpunimit me pushtetin. Nuk ka njeri në Elbasan që nuk e ka kuptuar këtë. Zgjidhja është shkëputja e krimit nga pushteti. Ky është një nga zotimet e mia të para”, tha Basha.



1




Etiketa: , ,

Pas