Basha flet për Gjiknurin: S’do ta amnistojmë, nuk shpëtojnë as Ymer Lala e Vangjush Dako

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur në konferencën për shtyp nga selia e PD edhe për të mandatuarin e PS për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri. Ky i fundit është akuzuar fort nga demokratët për shitblerjen e votave në Dibër dhe largimi i tij nga tryeza e Reformës Zgjedhore ishte kusht i panegociueshëm për opozitën.

Por pavarësisht uljes në një tryezë me Damian Gjiknurin, Basha thotë se për të nuk do të ketë amnisti për krimet elektorale. Basha tha se para drejtësisë do të shkojnë edhe Vangjush Dako e Ymer Lala.



“Në kushtet e Bundestagut është edhe “fillimi i ndjekjes penale dhe proceseve gjyqësore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje dhe ndjekjen serioze e të shpejtë të procedimeve”. Në rezolutën e PPE-së ky kusht është forcuar edhe me “arrestimin e përsonave të kapur në përgjime duke vjedhur votat”. I njëjti kusht përsëritet edhe nga Unioni Demoktatik Ndërkombëtar, ku, përveç Partive Popullore Europiane, përfshihet edhe partia në pushtet e SHBA dhe partia në pushtet në Britaninë e Madhe. Duke parë në sy qytetart dua t’ju them se nuk ka për të patur amnisti as për Damian Gjiknurin, as për Imer Lalën, as për Vangjush Dakon, as për Avdylajt, për askënd që është përfshirë në shitblerjen e votave. Dërgimi i tyre para drejëtësisë dhe aty ku e kanë vendin është prioritet absolut i PD-së, i opozitës së bashkuar dhe institucioneve euroatlantike. Ju lutem ta kuptoni realitetin, ashtu siç është. Këta janë të gjithë ushtarë të Edi Ramës. Stigmatizimi i procesit të reformës zgjedhore, nuk është gjë tjetër veçsee rënie viktimë e kësaj propagande”, tha Basha.

Prononcimi i plotë

Pyetje: Duket se ka inkoherencë qendrimehs, pasi keni legjitmuar atë që për shumë kohë e keni cilësuar si simbolin e krimit elektoral, Damian Gjiknurin…
Lulzim Basha:
Nuk ka asgjë më të pavërtetë dhe naïve se kjo. Mund të rri këtu e të habitem sesi propaganda e Ramës ka arritur në këto nivele apo naivitei i njerëzve ka arritur në këto nivele, por kjo nuk është detyra ime. Detyra ime është t’ju tregoj fare qartë se teza se “u legjitimua Damian Gjiknuri” është një tezë e dalë direkt nga kancelaria e Edi Ramës dhe e shpërndarë përmes renegatëve dhe patericave të tij, pre e të cilës mund të ketë rënë edhe ndonjë naiv apo ndonjë person që ka pritshmëri jorealiste dhe revolucionare për mënyrën sesi duhet të ndryshojë Shqipëria. Shqipëria do të ndryshojë përmes të njëjtave mekanizmave që ndryshon dhe përparon Europa. Njëri prej këtyre mekanizmave është zbatimi i ligjit. Përsa i përket pyetjes konkrete, më lër të të jap një përgjigje fare konkrete. Në kushtet e Bundestagut është edhe “fillimi i ndjekjes penale dhe proceseve gjyqësore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje dhe ndjekjen serioze e të shpejtë të procedimeve.” Në rezolutën e PPE-së ky kusht është forcuar edhe me “arrestimin e përsonave të kapur në përgjime duke vjedhur votat.”

I njëjti kusht përsëritet edhe nga Unioni Demoktatik Ndërkombëtar, ku, përveç Partive Popullore Europiane, përfshihet edhe partia në pushtet e SHBA dhe partia në pushtet në Britaninë e Madhe. Duke parë në sy qytetart dua t’ju them se nuk ka për të patur amnisti as për Damian Gjiknurin, as për Imer Lalën, as për Vangjush Dakon, as për Avdylajt, për askënd që është përfshirë në shitblerjen e votave. Dërgimi i tyre para drejëtësisë dhe aty ku e kanë vendin është prioritet absolut i PD-së, i opozitës së bashkuar dhe institucioneve euroatlantike. Ju lutem ta kuptoni realitetin, ashtu siç është. Këta janë të gjithë ushtarë të Edi Ramës.

Stigmatizimi i procesit të reformës zgjedhore, nuk është gjë tjetër veçsee rënie viktimë e kësaj propagande. Synimi im është të largojmë fenomenin e Edi Ramës, personin e Rdi Ramës, qeverinë e Edi Ramës, bandat e Edi Ramës dhe të krijojmë kushtet që kurrë më, asnjë parti politike, asnjë individ të vendosë shqiptarët dhe Shqipërinë në kushte pengmarrje nga krimi. Për këtë, ne kemi një hartë rruge, një udhërrëfyes solid që është rezoluta e Bundestagut për të cilën dje kemi dhënë kontributin tonë, duke krijuar një proces për reformën zgjedhore:
1. jashtë parlamentit ilegjitim antikushtetues,
2. me konsnesus të forcave politike
3. që do të kalojë pa asnjë ndryshim, pas miratimit në nivelin politik.

LEXO EDHE: 

Ref.Zgjedhore, Basha: Rama u detyrua nga ndërkombëtarët të pranojë kushtet e opozitës


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252