Aktualitet

Basha flet për të ëmën mësuese: Shtysë e jashtëzakonshme, i detyrohem shumë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:35 - 18/04/21 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha është shfaqur ndryshe sot në ekran, larg skenës politike.






I ftuar së bashku me të shoqen, Aurela, në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare, Basha zbuloi më shumë për jetën private.


Lideri i opozitës u ndal gjithashtu tek figura e së ëmës, e cila ka qenë po ashtu mësuesja e tij për disa vite,duke e konsideruar si një shtysë të jashtëzakonshme për formimin dhe karrierën e tij si politikan.





***



Ardit Gjebrea: Shkollën 8-vjeçare më duket se Luli e kryer tek Skënder Çaçi, ka qenë mësuese dhe mamaja juaj.  Ndonjëherë sa e lehtë dhe e bukur duket, aq e vështirë dhe me përgjegjësi duket që je në një shkollë ku e ke dhe mamanë mësuese, si e mban mend?


Lulzim Basha: Është fakt publik për të gjithë moshatarët e mi, qoftë për ata më të mëdhenj se unë apo ata pak më të rinj se unë, për të gjithë brezin e mësuesve që ishte në mënyrën më absolute një barrë e dyfishtë. Nëna ime, që dua ta përshëndes sot, të gjithë i kemi fjalët në majë të gojës për dashurinë për nënën dhe që i detyrohemi gjithçka, është e vështirë të gjesh fjalë të tjera por unë me të vërtetë i detyrohem shumë, shumë nënës sime. Ajo ka qenë një shtysë e jashtëzakonshme që unë të jepja më të mirën time.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas