Kryedemokrati Lulzim Basha, teksa po mbante fjalimin përpara mbështetësve, i ka bërë thirrje një grupi të vogël protestuesish, që të mos hedhin sende të forta dhe plasëse në drejtim të forcave të rendit. Ndërhyrja e Bashës erdhi në momentin kur protestuesit po hidhnin në drejtim të Kryeministrisë kapsolla dhe tymuese.
“Vëllezër dhe motra, ju bëj thirrje: mos ndërmerrni asnjë veprim që dëmton protestuesit apo vëllezërit tanë në uniformë. Zemërimi juaj është i ligjshëm, por ka vetëm një njeri që do dhunë, ka vetëm një njeri që lutet për dhunë, dhe ky është njeriu që do t’i shpëtojë gjykimit të popullit, do t’i shpëtojë gjykimit të Evropës. Ky është Edi Rama dhe banda e tij. Nuk do ti shpëtojë, gjykimi i Europës po vjen, gjykimi i popullit ëshë i pashmangshëm”, ndërhyri Basha, duke shmangur kështu incidentet e mundshme në këtë protestë, e teta radhazi kombëtare që prej 16 shkurtit.
Protestuesit hedhin shashka dhe tymuese drejt Kryeministrisë