Aktualitet

Basha: Fshatra të tërë në harresë, Rama bën propagandë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:41 - 13/12/19 |
mapo.al

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka akuzuar Edi Ramën se ka fshatra të tërë në Durrës dhe në zonat e goditura nga tërmeti që nuk janë ndihmuar.


Me një reagim në faqen e tij në Facebook, kreu i PD-së Basha thotë se Rama po punon dhe bën propagandë për të mbuluar dështimin dhe neglizhencën që u mori jetën 51 njerëzve.


Postimi i plotë:


Dy javë e gjysmë nga tërmeti i 26 nëntorit, ende qytetarët në fshatrat e Durrësit dhe kudo në zonën e goditur, nuk kanë asnjë qartësi se çdo të bëhet me ta. E gjithë vëmendja e qeverisë është tek propaganda për të mbuluar dështimin neglizhencën kriminale që mori 51 jetë njerëzish.


Situata është e rrezikshme për shumë familje të cilat, në pamundësi të një strehe, po rikthehen në shtëpitë e tyre që nga verifikimet e para janë konsideruar të pabanueshme, duke rrezikuar jetën e këtyre familjeve.

Nga shteti nuk është kujtuar askush tu çojë një çadër, apo ushqimet më minimale, duke i detyruar të flenë jashtë apo ne rastin më të mirë te miq a të afërm. Ky dështim po na shtyn drejt një krize humanitare.

Thirrja ime për qytetarët është të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre duke u kthyer në shtëpitë e dëmtuara. Kjo duhet të bëhet vetëm dhe vetëm pasi me përgjegjësi të plotë ligjore dhe penale, ekspertët e autorizuar zyrtarisht nga qeveria, çertifikojnë me shkrim dhe zyrtarisht se banesa është e sigurtë.

Në vend të vërtitjes si korbi nëpër gërmadha, duhet urgjent te alokohen fonde për strehimin dhe ushqimin e çdo fëmije, çdo prindi, çdo nëne dhe babai, çdo pensionisti në nevojë.

Të akordohen MENJËHERË për qytetarët e goditur nga tërmeti, 150 milion dollarët që Ministri i Inceneratorëve dhe Rrugës së Florinjtë, prapë jua la oligarkëve me buxhetin që sapo miratuan fshehtas 1 orë më parë.

Si mund të lihen qytetarët në mëshirën e fatit, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë në xhepat e 10 oligarkeve dhe qeveritarëve të lidhur me ta!!!

Nuk ka dështim dhe paaftësi më të kobshme për një qeveri, që 17 ditë pas tërmetit nuk e di ende sa qytetarë ka të pastrehë, pa ushqim, pa asnjë ndihmë, sa banesa ka të dëmtuara dhe jashtë funksioni. Kjo neglizhencë dhe ky dështim kushtojnë jetë!


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas