Aktualitet

Basha fton kritikët: Dora ime mbetet e shtrirë, por s’do lejoheni më të abuzoni














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:44 - 17/07/21 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të shtunën në Kuvendin Kombëtar u bërri thirrje të gjithë kritikëve që të bashkohen me familjen e tyre politike, pasi nuk do të lejohen më të abuzojnë me sakrificën e demokratëve.






“Unë kam edhe një thirrje për të gjithë ata që janë larguar nga familja jonë politike. Unë ju them atyre se nëse keni dëshirë të jepni kontributin tuaj, apo të ktheni besimin e demokratëve që ju kanë ndër vite, jeni të mirëpritur”, tha Basha.


Sipas tij, dora do të jetë e shtrirë dhe gjithmonë e hapur, pasi nuk do lejoheni të abuzoni me sakrificat e demokratëve për t’i përkthyer ato në përfitime personale.







“Dora ime do të mbetet gjithmonë e hapur dhe do jetë përherë e shtrirë. Por nuk duhet ta mendoni se unë do t’u kthej më faqen tjetër, që ju të abuzoni me sakrificat e demokratëve për t’i përkthyer ato në përfitime personale”, tha Basha.

Lexo edhe :  Përballë Berishës, koha që Basha të bëjë betejën e jetës!


Në fjalën e tij, kryedemokrati dha një mesazh edhe për të rinjtë, duke theksuar se kjo do të jetë një ëndërr që ky brez do të na përfaqësojë plot me dinjitet në familjen tonë të madhe europiane.



“Unë e dua Europën, jo vetmë për atë që përfaqëson dhe mundësitë që i krijon shqiptarëve, por se kam një ëndërr dhe shumë shpejt ajo do të realizohet. Unë do të shoh të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi që të na përfaqësojnë me dinjitet, kurajo dhe inteligjencë në familjen tonë të madhe europiane. Dhe kjo ëndërr do të realizohet shumë shpejt”, tha ai.

LEXO EDHE: 

Basha: 25 prilli s’kishte lidhje me demokracinë, por ne dolëm më të fortë

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas