Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se me fushatën që ka nisur Rama kundër tij, ai nuk dëmtohet, por sipas tij, dëmtohet Kosova dhe përfiton armiku strategjik i saj, që është Serbia.
Dëmtohet historia e Kosovës, tha Basha, ndërkohë që sipas tij, Beogradi ka 7 vite që po fuqizohet.
Përfituesit kryesor të kësaj fushate tha Basha, janë ata që nuk duan që vemendja të jetë tek kriza e rëndë ekonomike në vend.
Përfitojnë sipas tij, pronarët e inceneratorëve, që sipas tij, kanë marrë mbi 75 milionë euro në kohën e pandemisë.
Sipas Bashës, arsyeja e tretë, janë komplekset e Ramës, për shkak se sipas tij, gjërat që ai ka bërë për 8 vite në qeverisje, ai nuk i bën dot kurrë, siç janë rruga e Kombit, liberalizimi i vizave, apo shërbimi për pavarësinë e Kosovës.
Etiketa: Akuzat per UÇK, Edi Rama, Lulzim Basha