Aktualitet

Basha garanton qytetarët: Rindërtimi do përshpejtohet, rivlerësim të dëmeve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:20 - 15/04/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ishte sot në një familje në njësinë nr.6 në Tiranë, ka bërë të qartë se procesi i rindërtimit nuk do të pezullohet me ardhjen e tij në pushtet, por do të vazhdojë me ritme të mëdha.






Kreu i opozitës, theksoi se një departament i posaçëm do të bëjë rivlerësimin e qytetarëve të dëmtuar, ndërsa garantoi se pallatet e reja do të ndërtohen atje ku kanë qenë të vjetrit që u dëmtuan nga tërmeti.


 





Edhe në zonën e ish-Kënetës kishin hapur disa sheshe për pallat. Nga qendra e qytetit, donin t’i çonin aty, Është një shqetësim i madh, pasi e përdorin këtë çështje për të pastruar paratë e krimit, të Ndragehtës. Ua thash dhe banorëve të pallateve pak më tej ku kam qenë para 1 muaj.



Procesi i rindërtimit tregoi edhe një herë dështimet e kësaj qeverie, Gënjeshtra më e madhe është që do të ndalim procesin e rindërtimit. Ata kanë pasur si synim vjedhjen e parave. Do të bëhet rivlerësimi i çdo banese sipas kërkesës së qytetarëve. S’do lejojmë as diskriminim, as grabitjen e shtëpive dhe trojeve të qytetareve, për këtë ju garantoj. E treta, kudo ku rindërtimi është nevojë reale, do ë përshpejtohet.


Do bëhet disbursimi financiar. Pallatet do të ndërtohen aty ku kanë pasur banorët pronat e tyre. Ata po bëjnë dëm në kurrizin tuaj. Në 25 prill, duke votuar numrin 9, na jepni mundësi që të vazhdojmë procesin e rindërtimit. S’jam inxhinier ndërtimi, s’vij këtu si i tillë, por të kërkoj votën që të drejtoj qeverinë e nesërme. Problemi është i qartë edhe zgjidhja është e qartë. Përgjegjësia është e juaja. Në 25 prill, votoni masivisht numrin 9”, – tha Basha.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas