Aktualitet

Basha: Gazeta Bild zbuloi se në përgjimet e Dibrës është Rama






               Publikuar në : 18:48 - 15/05/19 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha iu referua artikullit të gazetës me tirazhin më të madh në Europë, gazetës gjermane, Bild, për përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në blerjen e votave në Dibër, gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore. E përditshmja gjermane, në një shkrim të detajuar për zhvillimet në Shqipëri, të cilën e solli të plotë të përkthyer Gazeta Mapo një ditë më parë, i referohen dosjes hetimore 184. Basha tha se Bild-i nxori zbuluar se pjesë e përgjimeve në blerjen e votave, është vetë kryeministri Edi Rama.


“Gazeta më e madhe në Europë, Bild, në një shkrim nxori zbuluar se pjesë e dosjes 184, në blerjen e votave në Dibër, është i përfshirë direkt Edi Rama. Në përgjimet e Dibrës figuron vetë Edi Rama. Skenari i manipulimit të votave ka qenë porosi e Edi Ramës. Përgjimet faktojnë edhe blerjen e zgjedhjeve në vitin 2017”, u shpreh Basha.

Kreu demokrat deklaroi se edhe kandidatët për kryebashkiakë, Rama i zgjodhi nën imponimin e krimit të organizuar. Ai tha se në 30 qershor kandidojnë vrasës me pagesë.

“Parlamenti është produkt i votës së diktuar nga krimi. Jemi në kushtet e grushtit të shtetit. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve dhe vrasësve që ka futur në partinë e tij. Në mbi gjysmën e bashkive të vendit do të ketë kandidatë vrasës përdhunues, trafikantë droge, shokët e Elvis Roshit, kandidatë të tjerë të zgjedhur me dorë nga banda e Avdylajve në Shijak, nga Ymer Lala në Dibër. Ai ka caktuar edhe kandidatin e PS edhe kandidatin e bashkimeve profesionale të PS, të dy janë përcaktuar nga Ymer Lala.

I pari është kandidati fillestar që Ymer Lala e caktoi dhe pastaj e hoqi, i dyti ish–sekretari i PD në Dibër, i identifikuar si njeri i blerë i Ymer Lalës dhe i shkarkuar më pas nga funksionet. Shiko çfarë kandidatësh. O do të ketë një plan si ky që ka vënë Rama në lëvizje me kriminelë dhe të emëruar të krimit gjysmën e bashkive të një partie dhe në gjysmën tjetër të bashkimeve profesionale të asaj partie, pra njerëz që janë sponsorizuar në këtë drejtim ose do të ketë një fitore të demokracisë dhe lirisë për çdo shqiptar. Kjo është beteja sot dhe lajmi që merrni nga PD, është që do të jemi në ballë të kësaj beteje ditë për ditë”, tha Basha.

“Në fakt për shumicën e tyre provat kanë dalë dhe janë bërë publike, pavarësisht në disa raste disa media i shërbejnë amnezisë. Kjo është një thirrje të nxjerrin arkivin dhe ti marrin me radhë se kush janë këta kandidatë. Vrasës me pagesë si Abedin Uruci, Imer Lala, të jemi në këtë betejë aq sa mundemi. Sa të mundeni hapni arkivin se këta janë të denoncuar me emër dhe mbiemër tash e pesë vite.

Ymer Lala është kriminel. Bedri Hoxha nuk ka asnjë mbështetje kur bëhet fasadë me juntën. Sot ndodheni në një betejë për jetë a vdekje. Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe ne distancohemi nga aktet e dhunës. Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha, por ne shpalosim programin politik”, tha Basha.

LEXO EDHE:

‘Bomba’ e gazetës gjermane Bild: Telefonata e Ramës në ‘Dosjen 184’

Opozita cakton datën, ja kur do zhvillonet protesta e 6 kombëtare


Etiketa: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas