Lideri i opozitës Lulzim Basha uron gruan e parë Presidente të Komisionit Europian. Ai thotë se ky është një lajm i mirë për BE dhe Shqipërinë.
“Urimet më të ngrohta për Presidenten e re të Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Gruaja e parë në drejtimin e Komisionit të BE është një lidere me besim të fortë në vlerat thelbësore europiane të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit individual. Një lajm i mirë për BE dhe Shqipërinë!”, shkruan Basha në Twitter.
Të njëjtin përcaktim bëri dhe Rama për zgjedhjen e Ursula Von der Leyen.
Lexo edhe:
Ursula von der Leyen në krye të KE, Rama: Lajm i mirë për Shqipërinë