Aktualitet

Basha: Hetimi i 25 prillit, që të mos kemi më ‘masakra zgjedhore’














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:50 - 23/10/21 |
mapo.al

“Komisioni hetimor i domosdoshëm për të penguar përsëritjen e gërshetimit të partisë, shtetit, krimit dhe oligarkisë si një nyje në fytin e shqiptarëve”.






Kështu u shpreh Lulzim Basha gjatë konferencës për shtyp nga selia e PD.


Ai deklaroi se 25 prilli, ose masakra elektorale, do të hetohet.







“Në aksionin e saj politik në nisje të parlamentit, ndër të tjera Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e 3 komisioneve hetimore, një komision hetimor për masakrën zgjedhore, një komision hetimor për inceneratorët e mafies së dhe një komision hetimor për çështjen Becheti.




Siç e keni prë, Komisioni Hetimor për Masakrën Zgjedhore është ngritur, dhe pavarësisht përpjekjeve për ta sabotuar atë, vijon dhe ne do ta çojmë deri në fund zbardhjen e asaj që ndodhi me votën e shqiptarëve, me qëllim krijimin e të gjitha kushteve të domosdoshme për të penguar përsëritjen lidhjes të shtetit, krimit dhe oligarkisë si një nyje në fytin e demokracisë shqiptare”, tha Basha.

Lexo edhe :  Dita e Flamurit/ Demokratët me në krye Bashën, homazhe te Monumenti i Nënës Shqipëri


1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas