Kryetari i PD gjatë një takimi me fermerë të Divjakës, ka komentuar projektin e fundit të Ramës, tenderin 1.2 miliardë euro për segmentin Milot-Fier. Basha tha se kjo është një grabitje historike dhe u bëri thirrje të gjithë atyre që do bëhen pjesë, të heqin dorë.
Investitorë të rinj, apo të keqpërdorur, kushdo të jenë ata, deklaroi Basha, duhet të heqin dorë nga kjo vjedhje e popullit.
Kreu i Opozitës, theksoi se ligji i parë që do hyjë në fuqi me ardhjen e tij në pushtet, do jetë ai i Anti-mafias, që do të gjurmojë çdo qindarkë të marrë me abuzim dhe në shkelje të ligjit.