Partia Demokratike, në prioritet ka edhe programin për sportin.
Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha, i ka besuar një detyrë të veçantë dhe të rëndësishme ish-futbollistit të Kombëtares, Andi Lila.
Ky i fundit, do të jetë Koordinator Kombëtar i Partisë Demokratike për sportet.
Ndonëse u përfol si një nga kandidatët e mundshëm për deputet në Kavajë, Lila nuk është në lista, e mesa duket do të shërbejë në një detyrë tjetër të rëndësishme.