Aktualitet

Basha: I gatshëm për debat me Ramën, por ka dy dekada që refuzon









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:06 - 24/04/20 |
mapo.al

Lideri i opozitës, Lulzim Basha në emisionin ”Java” në RTSH ka thënë se është i gatshëm të dalë në debat me Ramën.



Basha shprehet se kryeministrin e ka ftuar që prej vitit 2011 në debat, por ky i fundit nuk ka pranuar.


PYETJA: Do të preferonit të bënit një debat me zotin Rama në këtë hapësirë publike, nën moderimin tonë?




LULZIM BASHA: Do t’ju shkojë dëm përpjekja, sepse zotin Rama ka që prej vitit 2011 që e ftoj në debat, por ai nuk ka pranuar. Në çdo moment jam i hapur për debat, por ai ka refuzuar të vijë në debat me mua. Po mbushet dekada e dytë që refuzon të dalë në debat. Megjithatë, dua të them diçka.



Kur të vijë dita, absolutisht çdokush do të mbajë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet. Pa diskutim, këtu roli i kryeministrit është kyç.

Lexo edhe :  "Dështimet e Ramës"- Basha: Jemi të fundit për të ardhurat për frymë në Europë

Ndërkohë që gjendemi akoma në këtë situatë, mendoj që ua kemi borxh shqiptarëve që, në vend të spektaklit që mund të ofrojë një debat i dëshiruar, për te cilin shpreh gatishmërinë time në çdo moment, që energjia dhe fokusi i kryeministrit të jetë tek detyrat që duhen kryer dhe nuk po kryhen.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas