Aktualitet

Basha: I habitshëm nervozizmi i Ramës, rruga jonë është drejt BE














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:11 - 23/03/21 |
mapo.al

Kreu i PD Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili më herët tha se Komisionerët e BE po ndërhyjnë në fushatën elektorale të një vendi. Ky reagim i Ramës erdhi pas takimit online të kryedemokratit Basha me Komisioneren e BE, Mariya Gabriel.






Basha thotë se nervozizmi i Ramës është i habitshëm, ndërsa shton se rruga jonë është drejt BE-së.


“Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa.”-thotë Basha.





Reagimi i plotë nga Lulzim Basha



I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë.

Lexo edhe :  Fevziu rrëfen historitë me politikanët: Bashës i kam dhënë mësim


Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa.

Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri. Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë.

LEXO EDHE:

Diskutimi i Bashës me Komisioneren e BE, Rama: Dikush në Bruksel të reagojë

1


Etiketa: ,

Pas