Kryesore

Basha i kërkoi nga Durrësi që të zbatojë planin me 5 pika, Rama bën sërish ironi




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:15 - 01/10/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish planin e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen ekonomike të vendit, për daljen nga emergjenca e krijuar pas efekteve të pandemisë COVID-19.


Sot Lulzim Basha vizitoi disa biznese të vogla në Durrës, ku u njoh me situatën e vështirë që po kalojnë për shkak të mungesës së ndihmës nga shteti dhe rënies së fuqisë blerëse.


Pas kësaj vizite të Bashës, ka reaguar me anë të një postimi në Twitter, Edi Rama. Ai shprehet se “programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.



Postimi
Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP😢



Nga Durrësi, Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë thirrjen ndaj qeverisë që të marrë planin e demokratëve dhe ta zbatojë pasi sipas tij koha nuk pret dhe gjendja ekonomike e qytetarëve dhe bizneseve sa vjen e rëndohet.

LEXO  EDHE: 

Basha me biznesin e vogël në Durrës: Çeku 1000 euro, ndihmë për mbijetesë. Rama t’i lërë retorikat!


Etiketa: , , , ,

Pas