Aktualitet

Basha i kërkoi takim, Berisha: E ftoj të vijë me mua te mbështetësit e PD














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:01 - 13/09/21 |
mapo.al

Lulzim Basha deklaroi përpara kryetarëve të degëve të PD të shtunën se ishte i gatshëm të takohej me Sali Berishën, pasi e përjashtoi nga grupi parlamentar gjë që solli ndezjen së debatit dhe polemikave në distancë, por ndryshe mendon ish-kryeministri Sali Berisha. 






I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Berisha tha se nuk ka për çfarë të takohet me Bashën, por e ftoi kryedemokratin që t’i bashkohej atij në turin e takimeve me mbështetësit e PD, që pritet të nisë së shpejti.


“Për çfarë të takohem? E ftoj të vijë në takimet me simpatizantët e PD. Ku të dojë, si të dojë. Sali Berisha po bën gjithçka për të shpëtuar PD-në, që të mos zvogëlohet, që të mos përçahet, por që të dalë më e madhe, më e bashkuar. Përballje televizive? Kjo është çështje partiake, më mirë të ngelet këtu…”, u shpreh Berisha.

Lexo edhe :  Vendimi i Bashës ka hapur rrugën e rënies së Edi Ramës






Lideri historik i demokratëve akuzoi Bashën se i merr vendimet sipas interesave. Ai kujtoi vendimin për djegien e mandateve dhe refuzimin që i bëri thirrjes së SHBA, për të kthyer këtë vendim.



“Djegia e mandateve i kushtoi PD-së shumë, dhe kur i kërkoi SHBA të kthente vendimin, i tha jo, nuk mund ta kthej. Kështu që, vendimet ai i merr në bazë të interesit, pazar ose interes“.



13


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas