Aktualitet

Basha i kthehet Unazës së Re: Mafia po devijon Lanën për grabitje pronash














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:15 - 04/04/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kthyer sërish “Unazës së Re”, pasi banorë të zonës i janë ankuar për devijimin e Lanës.






Basha u shpreh se në këtë projekt sheh vetëm mafian, dhe se do t’i qëndrojë korrekt marrëveshjes me të gjitha familjet e cënuara nga afera korruptive.


Basha mëshoi se atyre që iu është prishur banesa padrejtësisht, do t’i ofrojë dëmshpërblim me vlerën e tregut, dhe se paratë do të përftohen nga konfiskimi i pasurive të pushtetarëve.





“Nuk do të kenë kohë të vazhdojnë me paudhësitë e tyre, njëra prej të cilave është gjëja më e pamenduar ndonjëherë, që duan të zhvendosin shtratin e lumit sepse pushtetarët dhe mafiozët janë bërë bashkë për të grabitur pronat.



Do t’i qëndroj pikë për pikë marrëveshjes me të gjitha familjet e cënuara nga afera korruptive e Unazës së Re. Paratë do t’ju paguhen me vlerën e tregut për pronat e prishura me padrejtësi, në një nga ligjet e para që do të kalojmë është që këto para do t’i nxjerrim nga çdo pasuri e pushtetarëve që shkaktuan këto dëme.


Ndaj, ju ftoj që çdo çast deri më 25 prill ta bëjmë përmasën e bashkimit tonë më të madhin ndonjëherë që ka parë Shqipëria”, – tha Basha.

Lexo edhe :  Reagimi i PD: Nuk ka patur asnjë takim mes Ramës dhe Bashës

LEXO EDHE:

Shqipëria humbi 110 mln € me Becchettin, Basha: Paratë do i paguajë Rama

 

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas