fbpx

Aktualitet

“Basha i pandehur për vulën e PD”, ironia e Manjanit: Drejtësi, jo shaka





               Publikuar në : 18:01 - 08/11/19 |
mapo.al

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për padinë e Prokurorisë ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe zyrtarëve të tjerët të PD-së. Në një reagim në Facebook, Manjani shprehet se kreu i PD-së po merren nën hetim për falsifikimin e vulës, ndërkohë që ministrat e PS-së nuk janë thirrur në prokurori për shkelje shumë më të rënda.


Postimi i Ylli Manjanit
Vula e Partisë Demokratike na qenka fallsifikuar. Edhe nëse është e vërtetë, publikut as i hyn gjë në xhep e as i intereson. Por, për këtë kryetari Partisë merret i pandehur a thua se është shefi i protokollit të partisë.



Tenderi i unazës së re, paratë e të cilit janë publike, fallsifikohet paq. E çfarë vlere? 18 Milionë Euro!!! Por asnjë rilindas (nuk po themi i madhi fare) nuk ngacmohet fare. As sekretaria e tenderit.


Drejtësi, jo shaka!

E pavarur fare! Duket qartë pavarësia…😳😳😳

Nejse, rilindasit duhet të fillojnë të mësohen se çfarë u kanë bërë kundërshtarëve do t’ua bëjnë edhe ata.

Të njëjtët prokurorë që sot u shërbejnë, do ti kenë nesër përballë si akuzatorë. Apo ska material për akuza! Pa fund.

Është e pashmangshme…

Të na rrojë Reforma e pavarur për drejtësi të pavarur!


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas