Kryetari demokrat, Lulzim Basha i parapriu konferencës për shtyp të eurodeputetit gjerman Knut Fleckenstein me një ‘thumb’.
I pyetur nëse gjermani e ka miratuar protestën e opozitës, Basha bëri një krahasim.
“Çfarë lidhje ka Fleckenstein me miratimin e aksionit të qytetarëve? Koha e fundit kur kishim një gjerman në krye të shtetit ishte Princ Vidi”.
“Për takimin kam një komunikatë për shtyp, është diskutuar dhe i kam shprehur qëndrimet e mia, i ka të qarta”.
“E vetmja gjë që ndikon procesin e integrimit të vendit është një qeveri kriminale që ka arrestuar reformën në drejtësi, ka privatizuar dhe politizuar policinë, prokurorinë dhe gjykatat për të mbajtur popullin në burg dhe kriminelët e lirë,” tha Basha.