Negociatat për ndarjen e detit me Greqinë kanë shkaktuar, ashtu siç pritej një debat të fortë politik në vend.
Prej një ore vijon debati mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha përmes deklaratave në rrjetet sociale.
Basha iu përgjigj së fundmi Ramës duke i kërkuar sërish që të bëjë transparencë.
“Leri dërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama. Bëj transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin. Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë…”, shkruan Basha në Twitter duke iu përgjigjur kështu postimit të mëparshëm të Ramës, sipas të cilit Lulzim Basha nuk mund ta mbronte detin shqiptar.
Postimi i mëparshëm i Ramës:
‘Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur?Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”, shkruan Rama.