Kryesore

Basha me maskë te fasoneria në Kombinat, i përgjigjet Ramës: Po luan pisët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:51 - 13/07/20 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vizitoi sot një fasoneri në zonën e Kombinatit në Tiranë. Basha ka përdorur maskë anti-COVID gjatë vitiës në fasoneri, siç edhe e parashikon protokolli i sigurisë në ambientet e mbyllura.


Përmes një postimi në Facebook, Basha ka zgjedhur t’i përgjigjet sërish kryeministrit Edi Rama lidhur me propozimin e këtij të fundit për të ndaluar koalicionet parazgjedhore, ku shkruan se “kryeministri Edi Rama po luan lojëra të pista politike për të tërhequr vëmendjen nga dështimi në menaxhimin e pandemisë dhe krizën ekonomike“.


Lideri i opozitës u ka shprehur punonjësve të fasonerisë, planin për të dalë nga kriza si dhe për të shpëtuar ekonominë e shëndetin e njerëzve, siç është shprehur Basha.


Postimi
”Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.


Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinatit, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve.

Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur Ramavirusi.” 


Etiketa: , ,

Pas