Lulzim Basha mohon kategorikisht mundësinë e një bashkëqeverisje me Edi Ramën.
I pyetur gjatë bisedës në emisionin Log në ABC News se a do pranonte një bashkëqeverisje me Edi Ramën, Lulzim Basha tha prerë: Jo!
Ai deklaroi se s’ka asnjë shans që Edi Rama të fitojë zgjedhjet e 25 prillit dhe po sipas tij, ka zero shanse të pengojë opozitën të krijojë qeverinë e re pas zgjedhjeve.
“Zero shans që të ketë aleancë me Edi Ramën. Zero shans që Edi Rama të fitojë zgjedhjet. Zero shans që Edi Rama të pengojë opozitën të krijojë qeverinë” , u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha.
LEXO EDHE:
“Merri meritat, zbato 5 pikat” – Basha: Çfarë i thashë Ramës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Basha: Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet me platformën anti-mafia
1
Etiketa: bashkëqeverisje, Edi Rama, Lulzim Basha, PD, PS