Kryesore

Basha i rikthehet idesë së vjetër: Me zgjedhjet lokale edhe…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:11 - 24/10/18 |
mapo.al

Nga Vau i Dejës, ku ishte në një takimin me fermerët, lideri i opozitës, Lulzim Basha, i’u rikthye idesë së zgjedhjeve të parakohshme. Sipas Bashës, duhet parë si mundësi mbajtja në të njëtjën ditë e zgjedhjeve të pergjithshme të parakoshme, me ato lokale.






“Një test i madh po afron: vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë fare mirë në të njëjtën kohë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisje doni. Unë jam këtu për tu komunikuar bindjen time se gjithë problemet mund të zgjidhen nëse ushtroni me mençuri të drejtën e zgjedhjes së drejtuesve të duhur si në nivel lokal edhe qendror”,- tha Basha.

Lexo edhe :  Keni emocione për takimin e parë? Këto ide s'do t'ju lënë kurrë në baltë

Duke i kërkuar shkodranëve që të tregohen të zgjuar kur zgjedhjet të trokasin, Lulzim Basha, u zotua se, vendimi i parë kur të vijë në pushtet, do të jetë anulimi i kontratave dhe koncesioneve abuzive, të cilat, sipas Bashës, do i nënshtrohen ligjit antimafia.





“Kontratat korruptive do anulohen dhe paratë  që shkojnë për 10 veta  apo  10 foka, do përdoren për prioritetet tona, mbështetja  e bujqësisë dhe rinisë, përmes stazheve  të punës”,- tha Basha.



Kryetari demokrat gjithashtu akuzoi qeverinë për diskriminim e bashkive, që drejtohen nga e djathta.



 

1


Etiketa: , , ,

Pas