Aktualitet

Basha i shoqëruar nga bashkëshortja Aurela, kryejnë homazhe për Bashkim Finon














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:19 - 29/03/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela Basha, kanë kryer homazhe në Pallatin e Kongreseve, në nderim të ish-kryeministrit Bashkim Fino, i cili u nda sot nga jeta.





Në nderim të Bashkim Finos, kryedemokrati Lulzim Basha ndërpreu fushatën elektorale dhe u kthye në rrugë, duke respektuar shpalljen e ditës së sotme ditë zie kombëtare.


<
>
Basha homazhe Basha homazhe2 Basha homazhe

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha duke shprehur dhimbjen për ikjen e parakohshme të Finos, vlerësoi se socialisti kishte qenë gjithnjë një kontribues në funksion të stabilitetit politik të vendit.





Bashkim Fino mbylli sytë sot në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ai ishte infektuar me Covid-19 që nga 13 marsi dhe po trajtohej në një klinikë në Milano, virus të cilin nuk e mposhti dot. Mësohet se Bashkim Fino ka pësuar arrest kardiak që i shkaktoi vdekjen.

Lexo edhe :  Xhaferaj i del në krah Bashës: Po faktohet vjedhja e zgjedhjeve nga Rilindja


Pas vdekjes, politika PD e PS u bë bashkë dhe të gjithë ngushëlluan familjen për humbjen e Finos.


LEXO EDHE: 

Rama dhe Meta, homazhe për ish-kryeministrin Bashkim Fino

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas