Kryesore

Reagimi i Francës/ Basha: I turpshëm sulmi i “Tires së qeverisë” ndaj BE-së








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:08 - 16/01/21 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në adresë të Brukselit dhe vendeve anëtare, lidhur me situatën pandemike dhe vaksinimin anti-COVID.



Basha shkruan në Twitter se “sulmi i Tires së qeverisë ndaj BE-së është i turpshëm“. Sipas tij, nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. “25 prilli dita e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë”, thekson Basha duke numëruar sipas tij dështimet e qeverisë me pandeminë, tërmetin dhe korrupsionin e shtrirë në çdo hallkë të vendit.


Reagimi i Bashës
E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë.  





Lexo edhe :  "E keqja harrohet shpejt..." Rama e shprehia që hedh poshtë punën e rilindasve

Më herët ishte Ambasada e Francës në Tiranë që i përcolli një notë proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas akuzave të kryeministrit në emisionin “Open”.


Rama u shpreh se Franca mbante stok vaksina anti-COVID, në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor, ende nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga BE.

Ambasada franceze thotë se informacioni i kryeministrit është i pavërtetë, ndërsa e quan sulmin e tij si të papërshtatshëm ndaj një vendi që ndihmon Shqipërinë çdo vit me 100 mln euro.

LEXO EDHE: 

“Vaksinat stok”/ Franca: Rama, informacion të pavërtetë, sulm të papërshtatshëm


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas