Aktualitet

Basha: Jam gati të takohem me Sali Berishën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:38 - 11/09/21 |
mapo.al

Lulzim Basha nisi këtë shtunë takimet me strukturat e PD pas vendimit për përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.






Paraditen e sotme, Basha u takua me krerët e PD në rrethe ku i informoi lidhur me vendimin e tij për Berishën, ku ka theksuar se ka bërë gjithçka për të shmangur këtë vendim, por nuk kishte rrugë tjetër më të mirë.


Kreu i PD sqaroi në këtë takim se vendimi për largimin nga grupi parlamentar nuk është mohim i Sali Berishës dhe historisë së tij brenda PD, teksa ka theksuar se është i gatshëm të takohet me ish-kryeministrin, pavarësisht akuzave të ashpra të hedhura nga lideri historik i demokratëve në drejtim të lidershipit.







“Vendimi për përjashtimin e z.Berisha nga grupi parlamentar është më i vështiri për mua. Fakti që ai vendim u mor në momentin e fundit tregon se kam bërë dhe kemi bërë gjithçka që të gjendej një rrugë për ta shmangur këtë situatë. Por vendimi do të jetë në fuqi për aq kohë sa z. Berisha të sqarojë pozitat e tij, për një çështje që edhe ai vetë është shprehur se është një betejë personale dhe ligjore.



Lexo edhe :  "Jam pjesë e grupit të PD" - Berisha dorëzon formularin në Kuvend

Unë nuk kam mohuar Sali Berishën dhe historinë e tij në këtë parti. Ai është anëtarë i Përhershëm i Kuvendit Kombëtar dhe Këshillit Kombëtar të PD. Dera e PD është e hapur për të. Në çdo kohë që ai do të takohet, unë do ta takoj dhe jam i gatshëm ta sqaroj për vendimin që kam marrë”-u tha Basha, kryetarëve të degëve të PD-së.



Me bindjen se vendimi nuk është një ndarje përfundimtare me Berishën nga mbledhja dolën edhe krerët e degëve.

Në takimin me dyer të mbyllura, Basha foli për një izolim total të demokratëve në rast se do të dilnin kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

LEXO EDHE: 

Përjashtimi i Berishës, dega e PD Shkodër: Ne jemi me Amerikën, s’ka përçarje

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas