Kryesore

Basha: Jam në dijeni të rasteve, pacientët me Covid refuzohen nga spitalet








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:36 - 26/10/20 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur ndaj qeverisë dhe sistemit shëndetësor, për rastin e qytetarit 53-vjeçar i cili ndërroi jetë pasi u refuzua nga spitalet, edhe pse ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.



Lideri demokrat tha se ka marrë mesazhe nga qytetarët të cilëve nuk iu jepet shërbim mjekësor.


Gjithashtu, Basha tha se është në dijeni personalisht të disa rasteve ku të sëmurë me koronavirus refuzohen nga sistemi shëndetesor.



“Kam marrë dhjetëra mesazhe të qytetarëve me raste të ngjashme refuzimi me të ndjerin Çekiri. Përgjigjja e vetme e qeverisë është një paradë më shumë nga kryeministri, pa asnjë të dhënë sa mjekë, sa infermierë do punojnë në atë spital. Jam personalisht në dijeni të rasteve me COVID të refuzuar nga sistemi shëndetësor. Nëse plani ynë do të ishte vënë në veprim do të kishim funksionale kapacitete për të pritur të prekurit me covid dhe mundësi që të përballonim të tjerë. Pacientëve u duhet të presin shumë ditë për të bërë tamponin. Babai i nje kolegut tuaj ka pritur 6 dite me simptoma per te bere tamponin. Shumica dërrmuese e qytetarëve nuk mund ta përballojnë koston e paketës së trajtimit me paratë e tyre”, u shpreh Basha.


Ai tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar valën e dytë të COVID-19. Kreu i PD iu rikthye planit me 5 pika, duke shtuar se nëse do të ishte zbatuar, sot do të kishim një situatë më të lehtësuar.

Lexo edhe :  Denoncimi i PD/ Grida Duma: Në Durrës nuk është ndërtuar asgjë, 1 vit vonesë për të marrë tenderat me 99% të fondit limit

“Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar valën e dytë. Vala e dytë që sapo ka nisur e gjen të papergatitur këtë qeveri dhe Edi Ramën për ta përballuar

Prej 4 javësh kërkoj të ndërmerren 4 hapa të thjeshtë.

1. Minimumi 2500 testime në ditë.

2. Mbulimi i kostove të paketës së trajtimit të COVID, të merret përsipër nga shteti. 

3. Mobilizimi total i sistemit, për t’u përballur me çdo nivel të trajtimit të të sëmurëve. 

4. Bonusi 1000 € për mjek, 500 € për çdo infermier.

Kemi humbur 4 javë kohë të çmuar për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë. Sot sistemi është në kolaps dhe asnjë regji qëndrore nuk e fsheh dot këtë”, vijoi Basha.

“Rënia e konsumit, treguesi më alarmamues i varfërisë që po shtrihet në shtëpi. Të gjitha shifrat e rënies ekonomike janë tregues i papunësisë që rritet dita dites. Një qytetar humbi jetën në sytë e të gjithëve, përgjigjja e qeverisë vetëm arrogancë. Me çfarë do t’i blejnë ilaçet të papunët, të varfrit e shtuar të Shqipërisë?”, tha më tej Lulzim Basha.


Etiketa: , , , ,

Pas