Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh sot se jemi në kushtet e një grushti shteti, ndërsa krimi po kontrollon jo vetëm qeverinë, por edhe ekonominë e shqiptarëve. Nga selia e Partisë Demokratike, ku po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, Basha denoncoi me emra, inkriminimin sipas tij, të politikanëve të lartë.
“Jemi në kushtet e një grushti shteti, gjykata e lartë, dhe kushtetuesja kanë pushuar së ekzistuari. Policia struket para krimit…’, tha nder te tjera Basha
Nderkohe, Basha ka reaguar edhe per lirimin e parakohshem të Ermal Hoxhës nga burgu.
Në bashkëbisedimin me gazetarët Basha tha se Hoxha u lirua për sjellje të mirë pasi nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Sipas tij ky i fundit ishte drejtues i laboratorit të kokainës në Xibrakë.
“Ermal Hoxha u lirua për sjellje të mirë, sigurisht sjellje e mirë sepse nuk dha emrin e Olsi Ramës”-u shpreh Basha.
Basha i kerkoi gjithashtu kreut të Kuvendit që brenda të premtes të nisë mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për të shqyrtuar kërkesën e PD që i hap rrugë vettingut të politikanëve.
PORDHEEEEE PER PEDET E SAL HALE VICIDPLIT NDOSHTA E BESOJNE KET KRY LUL NE HOLLANDISHT(LOQE)KRYE PLEHU EDHE PO TE KETE TE DREJTE NUK E BESOIN KUSHNDOSHTA SHPELLARET PO
Po mjaft ore pordhac, ti ke frike hijen tende lulush, mjaft se u diskreditove, nuk te beson as kopeja jote me.