Wednesday, June 22, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Basha: Kam folur me agjencitë e huaja, “peshqit e mëdhenj” para drejtësisë

by mapo.al
19/10/2020
in Kryesore, Politika
0

“As Eskobari s’kishte shpëtim”, tha sot kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili bëri premtimin se me ardhjen e tij në pushtet do të vihen para drejtësisë “peshqit e mëdhenj” duke aluduar drejtpërdrejt për korrupsionin në nivele qeveritare.

Ai madje bëri publike për herë të parë kontaktet që ka pasur me krerë të agjencive të specializuara të huaja për hetimin e korrupsionit. Basha solli shembullin e kriminelit më të famshëm në botë, Pablo Eskobar, për të dërguar një mesazh tek kundërshtarët e tij se nuk do të kenë shpëtim, por do të dalin para drejtësisë.

”Kam kontaktuar dhe kam harxhuar ditë të tëra me krerët e agjencive më të specializuara të partnerëve tanë strategjikë. Nuk ka shpëtim, s’kishte shpëtim as Eskobari. Peshqit e mëdhenj jo vetëm do vihen para drejtësisë, por do të kthejnë paratë. Paratë nuk do i gëzojnë. Paratë do kthehen. Kemi draft-ligj anti-mafia. Kemi bashkëpunim me agjencitë më të specializuara”– tha Basha.

Ai premtoi se ligji “Antimafia” i përditësuar do të jetë i pari ligj që do miratojë Parlamenti i qeverisë së re duke premtuat se do tu kthehen shqiptarëve çdo gjë të zhvatur. Ai sqaroi skemën që do të përdoret për të ndjekur paratë e korrupsionit.

“Ligji Antimafia i miratuar nga parlamenti i ri legjitim do të jetë vendimi i parë i qeverisë së re dhe do të zbatohet. A ka situata më të rënda se sa në një vend paratë të zhduken e të vidhen nga një grup njerëzish? Si kemi arritur deri këtu? Zgjidhjen e shohim te ligji Antimafia. Ky ligj do të bazohet në një bazë logjike dhe ligjore: Çdo koncension, çdo PPP kalon përmes një kontrate mes privatit e publikut. Kontrata në përputhje me ligjin ka forcën e ligjit, ato që bien në kundërshtim me të janë të pavlefshme. Çdo gjë e marrë në mënyrë abuzive do t’i kthehet publikut me efekt prapaveprues.

Mekanizmi bazë është ai i ndryshimit në ligjin Antimafia. Këto masa të parashikuara me ligjin tonë Antimafia të përditësuar, fokusohen te pasurua e zyrtarëve publikë që kanë abuzuar, pronarëve të kompanive private dhe të afërmve të tyre, dënohen apo jo, pasuritë e tyre sekuestrohen dhe konfiskohen. Kompani që licensiohen pak para tenderit, kompani pa përvojë, kompani off shore, shpikje e propozimeve të pakërkura, tendera ndaj njerëzve të paautorizuar, skualifikime të padrejta për qëllime klienteliste, kompani që i plotësojnë kriteret po i skualifikojnë.

Këto janë disa nga format e abuzimit që janë lidhur këto kontrata. Sikur njëra nga këto të vërtetohet çdo qindarkë do ju kthehet shqiptarëve me ligjin Antimiafia. Zbatimi i masave do kalojë nga tre hallka: Qeveria është e para do ketë detyrën e verifikimit, pastaj do i kalojë SPAK e vendimin e jep GJKKO. Barra e provës bie te kompania private apo zyrtari që ka krijuar kontratën”– tha Basha./ mapo.al

Tags: antimafiakoncesionetLulzim Bashapeshqit e medhenj

JU SUGJEROJME

Berisha kërkon rrëzimin e Ramës: Të bashkohemi dhe të mposhtim
Aktualitet

Berisha kërkon rrëzimin e Ramës: Të bashkohemi dhe të mposhtim

22/06/2022
Familjarët e denoncuan të zhdukur, gjendet i mbytur në lumin Vjosë 58-vjeçari
Aktualitet

Familjarët e denoncuan të zhdukur, gjendet i mbytur në lumin Vjosë 58-vjeçari

22/06/2022
Sekuestrohen 2 mln euro pasuri në Tiranë
Kronika

Sekuestrohen 2 mln euro pasuri në Tiranë

22/06/2022
Pse është Kaliningradi kaq i rëndësishëm për Rusinë?
Bota

Pse është Kaliningradi kaq i rëndësishëm për Rusinë?

22/06/2022
Next Post
Pezullimi i Artan Shkëmbit, Ardi Veliu cakton kreun e ri të OFL (EMRI)

Vrasje dhe vepra terroriste/ OFL zbarkon në Lezhë e Mirditë, u dërgon formularin 3 të dënuarve (EMRAT)

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Berisha kërkon rrëzimin e Ramës: Të bashkohemi dhe të mposhtim
  • Shkodër/ Qytetarët ngrihen në protestë: Gjykatat të mos hiqen, kosto shtesë për ne
  • Rrëzohet qeveria në Bullgari
  • Aksident/ Humbin jetën 7 anëtarë të një familjeje teksa ktheheshin nga një funeral
  • Krijohet gropë nga hiç në mes të rrugës, brenda bie një biçikletë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In