Kryesore

Basha: KE të monitorojë sundimin e ligjit në Shqipëri, si në Bosnje






               Publikuar në : 16:50 - 15/04/19 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij si i ftuar i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin në Lubjanë të Sllovenisë, e vuri theksin tek Raporti Priebe, një projekt ky që ka ndihmuar tejkalimin e krizës në Maqedoni.


Basha tha se KE po monitoron sundimin e ligjit në Bosnjë e Hercegovinë dhe kërkoi të njëjtën gjë edhe për Shqipërinë.

“Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015. Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e Priebe për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas