Aktualitet

“Basha kërkoi testime dhe transparencë” – Meta: Sjellja e opozitës gjatë pandemisë ka qenë korrekte








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:48 - 23/11/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin ‘Log’ në ABC News, tha se opozita ka patur një sjellje korrekte gjatë pandemisë.



Kreu i shtetit tha se ajo që kreu i PD, Lulzim Basha, ka theksuar gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë “testime, testime, testime dhe transparencë”.


Meta tha se askush të mos pretendojë që opozita të heqë dorë nga roli i saj në shoqëri.



Kreu i shtetit u shpreh, se qeveria e rriti me 18 përqind borxhin, por nuk i çoi paratë për pandeminë, as në sektorin shëndetësor, as për të zbutur pasojat ekonomike të saj.



Sipas tij, qeveria duhej të kishte kërkuar konsensus të gjërë për të patur sukses në përballimin e situatës.


Meta u shpreh se e ngarkon me përgjegjësi qeverinë, për menaxhimin e kësaj gjendje.

LEXO EDHE: 

“Prishi konsensusin me 1500 policë”- Meta: Rama rriti borxhin, po nuk i çoi paratë për pandeminë

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas