fbpx

Aktualitet

Basha: Koha të marrim vendime të përgjegjshme si lider





               Publikuar në : 20:52 - 14/10/19 |
mapo.al

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mori pjesë mbrëmjen e sotme në 10-vjetorin e themelimit te Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, me president Michael Granoff.


Në fjalën e tij, Basha tha se “na duhet të marrim vendimet tona të përgjegjshme si lider, për të respektuar bazat dhe parimet e demokracisë së vërtetë perëndimore”.



Më tej ai theksoi: “Nuk mund të lejojmë më qeverisjen e mbyllur, inefiçente dhe inefektive të bëhet pengesë për jetën e përditshme dhe të ardhmen e shqiptarëve.


Ju bëj thirrje miqve tanë në këtë sallë dhe kudo: Le të punojmë për Shqipërinë, le të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Një të ardhme të hapjes dhe të transparencës.

Një të ardhme ku ato vlera të shenjta të mishëruara në vetë Kushtetutën Amerikane të bëhen pjesë e jetës tonë të përditshme”.

Në fund ai faleminderoi, z. Granoff, duke u shprehur se “ju keni zgjedhur të jeni në krahun tonë në këtë rrugëtim për ta çuar vendin tonë dhe fëmijët tanë drejt zhvillimit dhe mirëqenies”.

Ne ceremoni merrte pjesë dhe ish- zevendës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland.


Etiketa: , ,

Pas