Aktualitet

Basha kontratë me biznesin e vogël: Moratorium 12 mujor për gjobat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:43 - 14/04/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur marrëveshjen me Shoqatën Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm. Në fjalën e tij, Basha tha se Partia Demokratike ka në ashtën e saj sipërmarrjen e lirë shqiptare e në veçanti sipërmarrjen e vogël e të mesme. Basha tha se të gjitha bizneset e vogla do të përfitojnë një periudhë kohore 12 mujore gjatë së cilës do të inspektohen por nuk do të gjobiten. Pra një moratorium mbi gjobat për 12 muaj





Kreu i PD theksoi se ky biznes është shpirti i lëvizjes përpara të shoqërisë dhe se PD është shtëpia e sipërmarrjes së lirë. Basha këtë marrëveshje e ka quajtur një hap drejt qëllimit madhor të PD për ringritjen ekonomike, zgjimit kombëtar ekonomik, hapjes së vendeve të punës dhe rritjes së pagave për shqiptarët.


Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD dhe pjesëmarrësve të Shoqatës Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm





Lulzim Basha: Dua t’jua them ju dhe përmes jush të gjithë sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm në Shqipëri. Për mua personalisht ka qenë një objektiv parësor që forcën politike që lindi me idealet e lirisë, demokracisë dhe tregut të lirë, Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila lindi nga lëvizja e studentëve, pedagogëve dhe intelektualëve, që ka në ashtë interesat e të përndjekurve dhe pronarëve ta ktheja po kështu edhe në forcën politike të sipërmarrjes shqiptare. Të sipërmarrjes së lirë shqiptare e në veçanti të sipërmarrjes së vogël e të mesme. Kam bindjen më të thellë se më këtë ne i bëjmë një shërbim të jashtëzakonshëm shoqërisë, i bëjmë shërbimin më të mirë ekonomisë shqiptare dhe qëllimit tonë madhor ringritjes ekonomike, zgjimit kombëtare ekonomik, hapjes së vendeve të punës dhe rritjes së pagave për shqiptarët. Në këtë afërsi që kemi gjetur me njëri-tjetrin, në fakt sa herë jemi takuar në ditët më të vështira kur jeni goditur nga represion, dhuna dhe arbitrariteti qeveritar, ju kam thënë jeni në shtëpinë tuaj.



Ju jeni pra shpirti i sipërmarrjes, shpirti i lëvizjes përpara të shoqërisë. Asnjë shoqëri europiane nuk ka ecur përpara pa i dhënë sipërmarrjes së mesme dhe të vogël vendin që i takon. Qëllimi kryesor i Shqipërisë, qëllimi kryesor i shqiptarëve pa dallim bindjes politike është anëtarësimi në Bashkim Europian. Ky është objektivi kryesor i Partisë Demokratike. Sepse anëtarësimi në Bashkimin Europian do të garantojë njëherë e përgjithmonë që kurrë të mos përsëritet një cikël 8-vjeçar apo qoftë edhe 4-vjeçar si ky që do lëmë bashkë pas me datë 25 prill. Një cikël pasigurie, terrori, masash të njëpasnjëshme që kanë goditur në palcë ekonominë duke goditur në veçanti sipërmarrjen e vogël. Kjo është arsyeja pse jemi rreshtuar në krahun tuaj. Kur u rritën çmimin e energjisë që ishte fillimi i rënies ekonomike dhe i goditjes së biznesit të vogël. Kur insistuan për kasa fiskale vetëm e vetëm për të bërë tendera fiktivë dhe për t’ju zhvatur ndërkohë që asnjë shërbim real nuk erdhi në kuptimin e formalizmit apo të përmirësimit të gjendjes ekonomike.


Nisur nga kriza e thellë ekonomike dhe sociale që vendi po përjeton prej vitesh si dhe nga efektet shkatërruese të pandemisë mbi ekonominë shqiptare e cila është lënë nga qeveria në ikje në mëshirë të fatit. Nisur nga fakti se politikat ekonomike të qeverisë kanë dështuar plotësisht duke eleminuar transparencën, konkurrencën e lirë dhe të ndershme në vend si dhe duke prodhuar korrupsion të rëndë, fakte që kanë sjellë rënien e ndjeshme të besimit të investitorëve vendas dhe të huaj në ekonominë shqiptare, nisur nga fakti se qeveria me vetëdije të plotë ka ngritur një sistem ekonomik ku vetëm të preferuarit e saj shpërblehen dhe ku një grusht oligarkësh kontrollojnë sot efektivisht të gjithë sektorët e rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, nisur nga faktet se në vitet e fundit investimet e huaja direkte kanë rënë në mënyrë dramatike dhe sot jo vetëm nuk ka më investitorë të huaj serioz që e zgjedhin vendin tonë por shumë prej tyre janë larguar duke vënë në rrezik stabilitetin makroekonomik të vendit.

Marrëveshja

1. Lidhur me mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme Partia Demokratike në qeverisje të vendit angazhohet tërësisht për të mundësuar mbështetjen e fuqishme dhe të menjëhershme ndaj biznesit në tërësi dhe biznesit të vogël dhe të mesëm në veçanti nëpërmjet: çlirimit të tregut nga oligarkia, krimi dhe burokracia, qeverisjes nëpërmjet konceptit të shtetit të vogël por efecient me prioritet të sipërmarrjes së lirë dhe ku shpenzimet qeveritare janë të ulëta dhe investimet publike janë të larta, uljen e menjëhershme të barrës fiskale si instrument thelbësor për të rindezur motorin ekonomik të vendit, përmirësimin rrënjësor të klimës së biznesit, reduktimin drastik të burokracisë shtetërore, shndërrimin e Shqipërisë në 30 vendet më tërheqëse në botë për thithjen e investimeve të huaja direkte, thellimin e reformës rregullatore me synimin e transformimit rrënjësor të sistemit të lejeve, licencave, inspektimit me qëllim luftën ndaj korrupsionit, uljen e kostos për biznesin dhe eleminimin e arbitraritetit qeveritar, rritjen e transparencës dhe të konkurueshmërisë në treg, mbështetjen biznesit të vogël- të mesëm për inovacionin e zhvillimit teknologjik sipas modelit të vendeve më të zhvilluara në Europë

2. Masa të rëndësishme rregullatore dhe fiskale të cilat do të përfshijnë: inspektoriatet e çdo lloji do të riorganizohen me një formë gjithëpërfshirëse, paralelisht me këtë reformë të gjitha bizneset do të përfitojnë një periudhë kohore 12 mujore gjatë të cilës do të inspektohen por nuk do të gjobiten. Pra një moratorium mbi gjobat për 12 muaj. Koha e inspektimit për vit do të ulet ndjeshëm, 2-5 ditë për biznesin e vogël dhe të mesëm, 5-15 ditë për biznesin e madh dhe vetëm sipas analizës së riskut. Reformë e thellë fiskale që do të realizohet brenda 90 ditëve të para të qeverisjes sonë, përmes:

A) Rritjes së kufirit të regjistrimit për TVSH-në në 14 milion lekë të reja, që do të jetë një kufi i vetëm, si për TVSH-në ashtu edhe për tatimin mbi të ardhurat. Vendosjes së totalit të taksave dhe tarifave vendore, një tavan prej 0.5 % të xhiros vjetore. Dua të ndalem këtu.

B) Vendosja e totalit të taksave të tarifave vendore me 0.5% të xhiros vjetore. Ky është angazhimi ynë. E kemi diskutuar, e kemi shpallur, jo prej muajsh por prej vitesh, për të hedhur poshtë çdo gënjeshtër dhe çdo mashtrim që lidh këtë me taksën e sheshtë 9% që aplikohet për biznesin e madh. Jo, biznesi i vogël, pra çdo sipërmarrje me xhiro nën 140 milion lekë të vjetra në vit do të ketë një tavan të taksave dhe tarifave vendore prej jo më shumë se 0.5 %. Sigurisht do ti inkurajojmë ti kenë edhe më të ulëta, por nuk do ti lejojmë në asnjë rast të jenë më të larta. Kufizimin me ligj pra të taksave vendore për të mundësuar këtë tavan çfarë do të sjellë edhe reduktimin e ndjeshëm të detyrimeve fiskale. Pagimin e kuotave fikse nga biznesi i vogël do ta shoqërojmë me marrjen e një pulle fiskale, ngjitja në vitrinë e të cilës është edhe ndalim kalimi apo shenja stop për kontrollin dhe inspektimin. Pulla fiskale në ambientet e bizneseve të vogla që është një zotim i kahershëm i planit tone ekonomik, që është padiskutim edhe një nga elementët që ne kemi hartuar, diskutuar, që është mirëpritur gjerësisht nga të gjitha sipërmarrjet e vogla dhe të mesme anembanë Shqipërisë.

Lexo edhe :  Keqpërdoret numri i Ilir Metës- Zëdhënësi i presidentit: Do kërkojmë hetim

Uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore në masën 18%. Shfuqizimin me efekt të menjëhershëm të taksës Rama për karburantet për rreth 24 lekë për litër. Kjo do të ketë një efekt të menjëhershëm tek biznesi i vogël, por po kështu dhe biznesi i madh dhe ekonomia në tërësi. Metodologjia e caktimit të çmimit të energjisë për biznesin njësoj si dhe për popullatën do të reformohet tërësish dhe çmimi i energjisë për biznesin do të ulet ndjeshëm. Për çdo zhvillim teknologjik dhe informatikë, biznesit të vogël dhe të mesëm do ti lihet një afat kohor i arsyeshëm për implementimin e tij. Në të njëjtën kohë qeveria do të ketë detyrimin ligjor të bëjë rimbursimin e kostove përkatëse.

Albert Nasto: Kryetar i Partisë Demokratike por edhe i opozitës Shqiptare, jam shumë i emocionuar që po flas tani. Ndofta nga ditët më të bukura të jetës time por dhe të shoqatës, nga ditët më të bukura të “Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë ” sepse më së fundi, po e përsëris, më së fundi ,mbas 30 vitesh demokraci, arritëm që Partia Demokratike me ju në krye, me stafin tuaj të mrekullueshëm, me ekonomistët tuaj të mrekullueshëm për të arritur në këtë program ekonomik, në këtë paketë ekonomike që ju garantoni dhe ne garantojmë së bashku për biznesin e vogël dhe të mesëm, i cili siç e thamë në shifra është kryesori i vetëpunësimeve, i punësimeve dhe i ekonomisë shqiptare. Jam i nderuar, por gjithashtu jam i obliguar, jemi të gjithë të obliguar që ato çka thatë ju që së bashku i kemi përgatitur atë që do firmosim, ka qenë një punë e madhe, punë e lodhshme, punë e ashpër. Me këtë qeveri që kemi sot, që është në ikje por dëmet po ndihen akoma edhe këto ditë. Siç e shikoni, ju keni dalë shumë të gjithë, kandidatët tuaj, ju personalisht zoti Kryetar ose zoti Kryeministër i ardhshëm që e dini shumë më mirë se ne tani se çfarë hallesh, çfarë problemesh, ku është gjendja reale e biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë, e mijëra e mijërave të punësuarve.

Mos harrojmë se janë mbyllur në 8 vite, janë mbyllur 102 mijë biznese të vogla dhe të mesme kryesisht. Mos të harrojmë se në ato ikje masive, shpopullimit të këtij vendi, një pjesë e madhe e atyre që kanë ikur kanë qenë dhe biznese të vogla familjare apo pronarë të bizneseve të vogla dhe të mesme të Shqipërisë. Për ne, kjo nuk ka qenë një qeveri mike që ta shikonte biznesin si partner, për ne, kjo ka qenë armikja kryesore e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe ka qenë mikja kryesore e monopolit dhe e oligarkisë. Me këtë qeveri, ta themi të drejtën, të udhëhequr nga zoti Rama nuk ka marrë asgjë parasysh.

Që të mbyllen 102 mijë biznese dhe të dalin në rrugë mbi 128 mijë qytetarë që ishin të punësuar në këto biznese për arsye të ndryshme, por më shumë për arsye të kësaj qeverie që na e ka bërë jetën ferr dhe bizneset dhe na ka mbyllur qepenat, ose na ka marrë të ardhmen, të ardhmen, se ne atë kemi, ne bëjmë vetëm biznes, mos harrojmë që ne, shoqata jonë kombëtare nuk kemi bërë pakt që thjeshtë për të përfituar diçka nga ju, nga opozita, ne thjeshtë donim që të arrinim në këtë përfundim që arritëm sot dhe më së fundmi po e them përsëri, arin një i studiuar jashtë si puna juaj dhe me ekspertët që keni shumë të nderuar dhe përgjithësisht të gjithë ata që kandidojnë për partinë demokratike, për ne që i njohim, janë shumë njerëz të nderuar dhe të respektuar, por dhe të përgatitur që arritëm sot që të bëjmë një paktë për çështje taksash mos harrojmë.

Lulzim Basha: Partia Demokratike, unë personalisht kemi një besim të jashtëzakonshëm te biznesi shqiptar, e në veçanti te biznesi i vogël dhe i mesëm shqiptar. Ju jeni krenaria jonë, ju jeni krenaria e ekonomisë dhe shoqërisë tonë. Ju keni ndërtuar gjithçka vetë, ju keni mbijetuar në kushtet më të vështira krahasuar me çdo vend tjetër të Ballkanit, pa krahasuar me të tjera. Jeni me të vërtetë krenaria jonë, jeni shprehje e forcës dhe e fuqisë së shoqërisë dhe të popullit shqiptar.

Tetë vite vështirësish dhe mbijetese kanë kaluar me këtë nënshkrim, por në veçanti me votën e 25 prillit dhe të hapim një kapitull ku kjo shprehje e besimit dhe krenarisë që kemi tek biznesi i vogël dhe i mesëm shqiptar dhe biznesi në tërësi, të përkthehet në mbështetje konkrete për ju. Së bashku ti japim Shqipërisë ekonominë që meriton, vendet e punës që i ka të domosdoshme për të ndalur plagën e emigracionit dhe mirëqenien që e ka plotësisht të mundur. Ju falënderoj dhe njëherë nga zemra dhe ju siguroj besimin e ndërsjellët që nënshkruajmë sot, përbën për ne një zotim të palëkundshëm, të fillojmë ta zbatojmë prej ditës së parë të qeverisjes ta bëjmë të mundshme.

<
>
fbe1fcb7-6450-4d7c-a922-c5f64e2b9999 bd36acc6-d92f-4c85-8c1e-176675d79893 7833385e-1293-465a-bd30-e5cce2d1c407 26d78e68-27e5-4c1c-b4b6-176c2e9a06ac
1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas