Lideri demokrat Lulzim Basha e ka lënë të hapur mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit. Bazuar në dekretin e presidentit, thotë ai, KQZ e ka detyrim ligjor të përgadisë instrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë aleate të PD-së i kanë kërkuar sot KQZ-së zyrtarisht të zbatojë dekretin e Metës. Nga ana tjetër, burime pranë PD-së thanë se kreu i opozitës gjatë takimit që ka patur me aleatët ka theksuar se KQZ e ka detyrim të pashmangshëm të përgadisë zgjedhjet e 13 Tetorit.
“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje”, mësohet se është shprehur Basha.
Lexo edhe:
Aleatët e PD i shkruajnë KQZ-së: Nisni procedurat për 13 Tetorin