Aktualitet

Basha: Kryeprokurorja e Tiranës ikonë e krimit dhe korrupsionit, (reagimi)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:06 - 08/04/21 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin ‘’Real Story’’ në News24 se kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj është ikonë e krimit dhe korrupsionit.






Ai thotë se KPK nuk pati guxim ta shkarkotne pasi drejtësia në Shqipëri është e kapur.


Madje Basha thotë se kur e denoncoi këtë kërcitën telefonatat dhe asnjë media nuk e mbulone. Për më tepër lideri i opozitës shton se ky ishte rasti më flagrant pasi ishte vetë përfaqësuesi ndërkombëtar që për 8 orë kërkonte shkarkimin.





‘’Nuk është e vërtetë që do ndërhyj në ligje. Të dyja pohimet e planit dhe librit janë të qarta, kemi përfunduar këtu sepse politika ka ndërhyrë në drejtësi. Nëse Reforma zbatohet sipas parimeve perëndimore, do të kemi gjqytare e prokurorë të aftë, fund pandëshkueshmërisë. Reforma duhet  të zbatohet. Javën e kaluar ke më flagrantin, ku përfaqësuesi ndërkombëtar i kërkoi shkarkimin Komisionit të kryeprokurores së Tiranës, ikonë e korrupsionit e të rkimit, dhe Komisioni nuk pati guximin. Kur e denoncova këtë, kërcitën telefonatat, dhe prap asnjë media nuk e mbulonte këtë.



Lexo edhe :  Denoncimi i manipulimit, s’ka pse e pengon analizën në PD

Kryeprokurorja e Tiranës është ikonë e korrupsionit dhe krimit. Ka shumë hapësirë për të përmirësuar këtë. Partnerët, me gjithë investimet që kanë bërë të mos vdesë. Por të dalë nga koma e të japë rezultatin.



Vulën ja vuri Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit. Mos bëjmë sikur nuk e dimë këtë. Unë do mbaj duart larg nga drejtësia.’’ –tha Basha.

Më pas kryeprokrurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka reaguar live ndaj liderit të opozitës, Lulzim Bashës në emision.

Në një mesazh të lexuar nga drejtuesi i emisionit, Imeraj thotë se çështja mes saj dhe Bashës është personale për shkak të dosjeve që ka ai në Prokurorinë e Tiranës.

Nga ana tjetër Basha i cili më parë e konsideroi Imerajn ikonë të krimit dhe korrupsionit që madje as KPK nuk pati guxim ta shkarkojë edhe pse përfaqësuesi ndërkombëtar i  ONM prej 8 orësh e kërkoi këtë.

1


Etiketa: ,

Pas