Aktualitet

Basha kujton rrëzimin e bustit të Enverit: Edhe sot kemi ende një qëllim madhor





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:06 - 20/02/20 |
mapo.al

Kryetari i PD Lulzim Basha ka kujtuar datën 20 shkurt e cila ka hyrë në historinë shqiptare si dita kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha. Në një postim në rrjetet sociale, lideri i demokratëve thotë se sot kjo ditë kujtohet me krenari pasi shqiptarët mposhtën frikën. Ndërsa duke e lidhur me aktualitetin politik, në mesazhin e tij Basha nënvizon: “çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa”.


POSTIMI I PLOTE
20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit.



Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.


20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa.

LEXO EDHE: 

Sot, 29 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha (FOTO)


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas