Friday, May 20, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Basha kundërshtoi SHBA-në për tre çështje”/ Bumçi: Pse iu bind për Berishën?

by mapo.al
20/09/2021
in Aktualitet, Politika
0

Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk kishte të drejtë të përjashtonte Sali Berishën nga grupi parlamentar.

“Djegia e mandateve, hyrja në zgjedhjet lokale, masakra zgjedhore. Këto janë tre elementë në të cilët Basha ka kundërshtuar SHBA-në, por pse për Berishën nuk e kundërshtoi?”

Kjo ishte pyetja që ngriti Aldo Bumçi ndërsa tregoi se Basha bashkë me partinë dogjën mandatet në një kohë kur SHBA tha se nuk duhej bërë diçka e tillë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rekomanduan hyrjen në zgjedhjet lokale por Partia Demokratike vendosi që jo. PD gjykoi se në 25 prill u bë një masakër zgjedhore, ndërkohë që SHBA tha se zgjedhja e qeverisë së re është në përputhshmëri të plotë me ligjin.

“Kryetari i Partisë në mënyrë të qartë nuk ka autoritet të përjashtojë cilindo deputet apo zyrtar të lartë të Partisë Demokratike, në këtë rast nga grupi parlamentar apo nga struktura të tjera. Nuk e ka këtë autoritet. Duhet të ketë shkelje konkrete të personit në fjalë, në këtë rast zotit Berisha dhe më pas duhet të jenë strukturat, Këshilli Kombëtar ose të ndryshohet statuti, Kushtetuta e Partisë Demokratike dhe aty të vendoset një nen që nëse deklarohesh ‘non grata’ atëherë ti nuk mund të jesh më pjesë,” – deklaroi Bumçi.

Sipas tij ka një “shkelje të bashkëjetesës”, andaj ky vendim nuk gëzon shumicën e PD-së.

Vendimi i marrë nga Basha për Bumçin është ilegjitim, ndërkohë që referendumi që ka ndërmarrë Berisha, vjen si pasojë e shkeljes ligjore që u bë me përjashtimin e tij.

Ai u shpreh se do të bëhet mbledhje e firmave për të zgjidhur krizën dhe për ta çuar vëmendjen te qeveria që duhet rrëzuar.

Tags: Aldo BumçiBasha perjashton BerishenLulzim BashaSali Berisha

JU SUGJEROJME

Rreziku i riinfektimet me Omicron rritet me 18 herë
Bota

Rreziku i riinfektimet me Omicron rritet me 18 herë

20/05/2022
Kreu i NATO-s bisedon me Ramën për Ukrainën, Finlandën dhe Suedinë
Aktualitet

Kreu i NATO-s bisedon me Ramën për Ukrainën, Finlandën dhe Suedinë

20/05/2022
Pastrohen rrënojat në Teatrin e Dramës Mariupol, qindra trupa e civilë të vdekur
Bota

Pastrohen rrënojat në Teatrin e Dramës Mariupol, qindra trupa e civilë të vdekur

20/05/2022
Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
Aktualitet

Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

20/05/2022
Next Post
Basha mbledh sot kandidatët për deputetë, çfarë pritet të ndodhë

Basha mbledh Kryesinë e Grupit Parlamentar, çështjet e nxehta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Modelja shqiptare bëhet nënë
  • Agron Llakaj vë në siklet Donald Veshaj
  • Rreziku i riinfektimet me Omicron rritet me 18 herë
  • Kreu i NATO-s bisedon me Ramën për Ukrainën, Finlandën dhe Suedinë
  • Pastrohen rrënojat në Teatrin e Dramës Mariupol, qindra trupa e civilë të vdekur



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In