Kryesore

Basha: ‘Kushtetutë e re’ për kufizimin e pushtetit, Reforma në Drejtësi vijon









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:34 - 19/02/21 |
mapo.al

Lideri demokrat, Lulzim Basha në një intervistë për ‘News24’ është ndalur tek termi që ka artikuluar ditën e fundit ‘Kushtetuta e re”, ku ka sqaruar se ky horizont i ri kushtetues ka si qëllim kufizimin e pushtetit.



Basha tha se më 25 prill shqiptarët do të votojnë edhe për rifuqizimin e institucioneve shqiptare. Basha mes të tjerash tha se reforma në drejtësi do të vazhdojë dhe do të përshpejtohet me ritmet që i kanë munguar gjatë këtyre viteve.


Ditët e fundit keni zhvilluar dy takime të rëndësishme, le të themi kështu, një në Slloveni me kryeministrin e atjeshëm, njëkohësisht edhe kreu i presidencës së ardhshme të Bashkimit Europian, nga ana tjetër edhe me kryeministrin e Kroacisë. Cili ishte qëllimi i këtyre vizitave?




Lulzim Basha: Sllovenia do të marrë presidencën e Bashkimit Europian në 6 mujorin e dytë të këtij viti. Dhe në kemi shpallur integrimin europian si një nga prioritetet kryesore të programit tonë padiskutim një nga prioritetet kryesore të qytetarëve shqiptarë. Ju e dini që për 8 vite me radhë Shqipëria ka ngecur në vend numëro në procesin e integrimit europian dhe ka humbur në këtë mënyrë një mundësi të jashtëzakonshme të ndihmës financiare dhe jo vetëm që Bashkimi Europian ofron në këtë proces. Plani ynë, angazhimi ynë, është që të zhbllokojmë këtë proces menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Dhe në këtë kuadër është shumë i rëndësishëm koordinimi ynë me Bashkimin Europian.



Me kryeministrin e Sllovenisë që do të marrë presidencën e Bashkimit Europian, diskutuam konkretisht si për sfidat apo detyrat që duhet tё plotësojmë apo planin tonë që duhen plotësuar këto detyra, ashtu dhe pёr mbështetjen konkrete që Sllovenia do tё jap si presidente e ardhshme, si mbajtëse e presidencës sё ardhshme 6 mujore tё Bashkimit Europian. Ndërsa Kroacia ka një tjetër veçori. Kroacia ёshtё vendi më i ri anëtar i Bashkimit Europian dhe nga kryeministri kroat mora zotimin pёr tё na ndihmuar jo vetёm nё tryezёn ku merren vendimet politike qё ёshtё Kёshilli Europian, ku Kroacia do tё mbёshtesё rrugёn tonё europiane.


Padiskutim, do tё mbёshtesё planin tonё pёr tё zhbllokuar kёtё rrugё pёrmes plotёsimit tё detyrave tё angazhimeve qё Shqipёria do tё përmbush por po kёshtu mora angazhimin e tij qё do tё mbёshtesё edhe nё procesin teknik qё ёshtё njё proces sfidues ku dhe Kroacia ka pasur sukses tё jashtёzakonshёm pёr tё nisur dhe pёr tё përmbyllur me sukses negociata dhe për ta bërë vendin anëtar të Bashkimit Europian.

Pyetja: Z. Basha nё ditët tuaj tё fundit nё artikulimin tuaj politik keni përmendur edhe termin “Kushtetuta e re”, çfarë do tё thotë kjo dhe ndryshimi i kushtetutës si do tё nё qoftë se ju nuk do keni dot as numrat pas 25 Prillit.

Lexo edhe :  Rama kërkoi një mandat të tretë- Basha: E ke lënë vendin në baltë për 8 vite

Basha: Unё kam folur pёr njё horizont tё ri kushtetues ku primare do tё jetё kufizimi i pushtetit sepse ne kemi ardhur nё kёtё situatё pёr shkak tё pushtetit absolut të një njeriu të vetëm i cili ka marrë peng vendin, ka marrë peng ekonominë, ka marrë peng shtetin, ka marrë peng institucionet, ka marrë peng mediat, ka marrë peng jetën e përditshme të qytetarit shqiptarë. Ky nuk është modeli për të ecur përpara, ky është modeli se si Shqipëria në 8 vite mbeti në vend numëro pothuajse në të gjitha fushat, dhe në shumë fusha eci prapa dhe shkatërroi shpresat e qindra e mijëra qytetarëve të saj shumë prej të cilëve sot kanë emigruar. Që ky model të marrë fund, ne duhet patjetër që t’i japim Shqipërisë një qeverisje të modelit europian. Një qeverisje ku mbizotëron sundimi i ligjit, jo sundimi i vullnetit të njëshit dhe ku qytetarët janë të garantuar në të drejtat e tyre; të drejtat e tyre themelore, të pronës, të zhvillimit, të mundësive. Për këtë arsye do të nis një konsultim i gjerë popullor me gjithë faktorët e interesit, me të gjithë qytetarët, natyrisht edhe me gjithë forcat politike, edhe me opozitën e pas 25 prillit, do të jetë një proces gjithëpërfshirës që të shmang këtë katastrofë kombëtare të këtyre 8 viteve ku pushtetit u përqendrua në një palë duar dhe faturën e paguan dhe vazhdojnë ta paguajnë shqiptarët. Më 25 prill shqiptarët do të votojnë edhe për rifuqizimin e institucioneve shqiptare, për rikthimin e institucioneve në duart e tyre dhe në këtë mënyrë për fuqizimin e individit shqiptar ku shteti të jetë shërbëtor i qytetarit dhe jo qytetari të jetë shërbëtor i institucioneve të korruptuara që nuk i shërbejnë qëllimeve që u ngarkon ligji apo interesat e qytetarëve, por i shërben xhepave dhe interesave të pushtetarëve.

Pyetje: Kundërshtarët tuaj politik ju kanë akuzuar se ju kërkoni të zhbëni reformën në drejtësi, sa e vërtetë është?

Basha: 
Reforma në Drejtësi do të vazhdojë dhe do të përshpejtohet me ritmet që i kanë munguar gjatë këtyre viteve sepse Partia Demokratike dhe unë kemi një zotim; t’i mbajmë duart larg nga reforma në drejtësi. Ta zhvillojmë atë me një standard dhe të mbajmë duart larg nga reforma në drejtësi. Kjo është dhe garancia e vetme që reforma në drejtësi të përfundojë me sukses dhe të jap rezultatet për të cilat ne e votuam me konsensus dhe unanimitet pothuajse 5 vite përpara, ndaj dhe garancia e vetme që reforma ne drejtësi të ketë sukses dhe që gjyqtarët dhe prokurorët e pavarur të mos mbrojnë por të ndëshkojnë politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar, është Partia Demokratike, është 25 prilli, është vota e qytetarëve shqiptar për ndryshim.

1,383


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas