Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të kryeministrit Edi Rama në 8 vite qeverisje.
Kryetari i opozitës i referohet raportit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), ku theksohet se elita e vendit po largohet masivisht nga Shqipëria.
Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se edhe sot, në përplasjet virtuale me presidentin Ilir Meta, në lidhje me ikjen e intelektualëve nga vendi, Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij, duke iu referuar kështu qeverisjeve të dikurshme.
“Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë”, – shkruan Basha teksa i referohet zgjedhjeve më 25 prill.
Postimi i kryedemokratit Lulzim Basha në “Twitter”:
Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij.Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës.Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit.Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 5, 2021
LEXO EDHE:
“Ikja e intelektualëve”/ Rama sulmon Metën: Bën propagandë, raporti i vjetër