Vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha, thotë se liria e medias gjatë qevirisjes së Kryeministrit Edi Rama ka pësuar regres.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha thotë se shembulli i këtij regresi është mbyllja e Agon Channel, e cila do t’u kushtojë shqiptarëve 110 milionë euro
“Në 2013 Edi Rama premtoi se nuk do të kishte presion qeveritar mbi mediat. A e mbajti këtë premtim? Jo
Liria e Medias ka pësuar regres shqetësues gjatë qeverisjes së Ramës. Shembulli i këtij regresi është mbyllja e motivuar politikisht e Agon Channel, e cila do t’u kushtojë shqiptarëve 110 milionë euro”, shkruan Basha.
Ndërkohë, kreu i PD thotë se kur të vijë në pushtet do ti japë fund presioneve qeveritare ndaj medias.
“I japim fund presioneve qeveritare, të çfarëdo natyre mbi çfarëdo ekrani apo trubune mediatike me qëllim deformimin e vijës editoriale“- shkruan Basha.