Aktualitet

Basha marrëveshje me KASH: 25 prilli, instrumenti i vetëm për ndryshim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:21 - 22/04/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka nënshkruar marrëveshjen me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar






Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se pas 8 vitesh ngecje në vendnumëro në shumë fusha, ku përfshin dhe sektorin e bujqësisë, ka ardhur koha që fermerët dhe agro-përpunuesit shqiptar të mbështeten me programe serioze.


Sipas kreut të opozitës, ky është sektori më jetik për ekonominë kombëtare dhe ndryshimi më 25 prill shihet në këto marrëveshje që janë garancia e qeverisë së ardhshme që do t’i shërbejë fuqizimit të bujqësisë dhe fermerit shqiptar.





Lideri i opozitës gjithashtu tha se me nxitjen përmes programeve për shumëfishimin e ndihmës nga IPARD-i dhe hapja e negociatave brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, do të krijojnë mundësi për subvencione direkte për bujqësinë shqiptare.



Më poshtë fjala e përfaqësuesit të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar dhe Lulzim Bashës


Agim Rrapaj: Faleminderit, zoti Kryetar! E vlerësojmë të rëndësishme këtë marrëveshje për arsye se po hidhet një hap tjetër në drejtimin e besimit për ato çka thuhen në një fushatë elektorale. Ky hap i domosdoshëm në këtë marrëveshje pasqyrohet realisht tek ajo çka në brendësi marrëveshja. Unë dua të vlerësoj edhe procesin që ne kemi negociuar dhe grupin e punës i cili ka qenë tek zyrat e Kashit me një pjesëmarrje më të gjerë, të them të drejtën kemi debatuar gjatë deri sa arritëm këtë marrëveshje që do të nënshkruajmë sot. Është shumë e rëndësishme për të shpjeguar edhe qëllimin përse ne e kemi këtë marrëveshje. Jemi përqendruar në një qëllim kryesor që ato çka themi sot ti realizojmë në praktikë dhe të jemi të besueshëm nesër për të bërë atë çka kërkon vetë fermeri. Objekti i marrëveshjes është mjaft i gjerë, por mbledh brenda vetes katër shtylla kryesore. Shtyllën e parë është procesi i kooperimit dhe koordinimit që është një ndër plagët e patrajtuara siç duhet deri më sot ne kemi të formalizuara vetëm 17% sot të fermerëve dhe 83% janë të paformalizuar.

Fakti që ne po e vlerësojmë këtë proces të formalizmit të fermerëve është shumë i rëndësishëm për të gjithë proceset në vijim. Elementi i dytë i rëndësishëm ka të bëjë me inovacionin, me mekanizimin dhe me digjitalizimin. Është element shumë i rëndësishëm dhe edhe kjo është një plagë që ne po vendosim përsëri gishtin për ta realizuar në të ardhmen. Elementi tretë i rëndësishëm ka të bëjë me çështje në financimit dhe disbursimit të fondeve grant. Ne kemi mirëpritur ofertën e bërë nga Partia Demokratike për 100 milion grant dhe 50 milion investime në infrastrukturë. Është shumë e rëndësishme vendosja e shifrës, por akoma më e rëndësishme është vënia e kësaj shifre në proces. Ne besojmë se do të shpërndahet ashtu siç duhet .

Lexo edhe :  Ambasadorja franceze në Tiranë, takim me kreun e PD Lulzim Basha

Element tjetër i rëndësishëm i kësaj marrëveshje është tek përmirësimet ligjore. Kemi ligje që nga 2012 që nuk janë prekur me dorë dhe nuk janë formalizuar apo nuk janë nxjerrë amendamentet e duhura. Ky është mjaft i rëndësishëm. Përmenda këto katër shtylla të marrëveshjes se mbi bazën e këtyre shtyllave në themi të kemi një impakt të jashtëzakonshëm për sa i përket në vijimësi. Është e rëndësishme që ne këto katër shtylla t’i konkretizojmë në një afat sa më të shkurtër në mënyrë që të bëjmë realitet të gjitha angazhimet e tjera. Unë ju falënderoj shumë për këtë marrëveshje që do të nënshkruajmë sepse kjo do të na forcojë më shumë besimin në të ardhmen. Faleminderit!

Lulzim Basha: Faleminderit zoti kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar! Ju ftoj atëherë të nënshkruani marrëveshjen, të finalizojmë një punë disavjeçare dhe të marrim këtë zotim publik dhe transparent para gjithë fermerëve shqiptarë dhe sektorit të agro-përpunimit. Ju uroj punë të mbarë dhe mbarësi! Në këto ditë të mbetura që na ndajnë nga dita e votimit, ju uroj përgjegjshmërinë maksimale për vendimet që do të merrni dhe ju kërkoj të votoni për ndryshimin, të votoni për numrin 9, në mënyrë që zotimet e mara të bëhen realitet duke filluar nga dita e parë e qeverisjes së ardhshme. Faleminderit shumë!

<
>
0da6d6a9-ec57-497f-9332-cb9792ca1173 6ae6a53e-7471-4a1a-9fce-8d53b972a99d 8a8fae21-9150-41ea-97aa-f790ef9d5664 a01f2136-750b-4962-9fab-0b472a39a9db 2f2d99f7-a89e-4ab0-9199-ff40d6c7ad32
1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas