Basha, marrëveshje me Unionin Turistik Shqiptar: TVSH e unifikuar 6%

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur marrëveshjen me përfaqësuesit e operatorëve turistikë.

Në fjalën e tij, Basha tha se në raport me premtimet e para 8 viteve, turizmi është ndër dështimet më të spikatura të kësaj qeverie.



Kreu i opozitës, këtë marrëveshje e ka quajtur një hap drejt ringritjes së turizmit, e cila në thelb përmban krijimin e një instrumenti të veçantë financiar në bashkëpunim me sektorin bankar për të mundësuar kredi me kushte lehtësuese për kompanitë e sektorit.

Mbështetje financiare për kontributet dhe pagën minimale të punonjësve deri në kthimin e situatës në normalitet.

Lehtësimin e kompanive që operojnë në sektorin e turizmit nga detyrimet fiskale deri në kthimin e situatës në normalitet.

Aplikimin e pragut të TVSH-së në 6% për të gjitha hallkat e turizmit. Akordimi e fondit të posaçëm për rritjen e nivelit të promovimit të Shqipërisë dhe dhënien e një fondi të veçantë për subvencionimin me 10 euro për çdo person për turizmin hyrës përmes operatorëve turistikë.

NJOFTIMI PËR MARRËVESHJEN E PARTISË DEMOKRATIKE ME PËRFAQËSUESIT E OPERATORËVE TURISTIKË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur marrëveshjen me përfaqësuesit e operatorëve turistikë. Në fjalën e tij, Basha tha se në raport me premtimet e para 8 viteve, turizmi është ndër dështimet më të spikatura të kësaj qeverie. Kreu i opozitës, këtë marrëveshje e ka quajtur një hap drejt ringritjes së turizmit, e cila në thelb përmban krijimin e një instrumenti të veçantë financiar në bashkëpunim me sektorin bankar për të mundësuar kredi me kushte lehtësuese për kompanitë e sektorit. Mbështetje financiare për kontributet dhe pagën minimale të punonjësve deri në kthimin e situatës në normalitet. Lehtësimin e kompanive që operojnë në sektorin e turizmit nga detyrimet fiskale deri në kthimin e situatës në normalitet. Aplikimin e pragut të TVSH-së në 6% për të gjitha hallkat e turizmit. Akordimi e fondit të posaçëm për rritjen e nivelit të promovimit të Shqipërisë dhe dhënien e një fondi të veçantë për subvencionimin me 10 euro për çdo person për turizmin hyrës përmes operatorëve turistikë.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD dhe përfaqësuesve të operatorëve turistikë.

Lulzim Basha: Tё nderuar drejtues dhe përfaqësues tё Unionit Turistik Shqiptar, ёshtё dita tё konkludojmё tashmë njё kontratë, njё marrëveshje me shkrim, pas shumë viteve diskutime, dialogu, ku kemi qёndruar pranë jush duke parё nga afër problemet e mëdha qё ka kaluar sektori juaj tё cilat pёr fat tё keq kanё ardhur pёr tu rënduar. Duke parё nga afër përpjekjet e jashtëzakonshme nё kёtё sektor, tё sipërmarrësve shqiptar, tё cilat pёr fat tё keq nuk kanё dhёnё frytet qё do tё jepnin nё njё situatё normale qeverisje, si dhe duke u ballafaquar me sfida tё mëdhaja siç ёshtё dhe roli i fort ndërhyrës nё keqmenaxhimin e pronave publike dhe private, pёrmes ndërhyrjeve shtetërore dhe pёr fat tё keq goditjet qё ka dhёnё tërmeti dhe pandemia këtij sektori. Jemi këtu, me përfaqësuesit e një sektori që përbën 1/4 e ekonomisë shqiptare, afro 25% të prodhimit të brendshëm bruto, duke përfshirë këtu të dy komponentët kryesor, atë të turizmit, hotelerisë, si dhe të udhëtimit.

Dhe punëson drejtë për drejtë mbi 90 mijë familje shqiptare. Nga ana tjetër, jemi këtu sepse besojmë që të dyja këto, mund, duhet dhe do të ndryshojnë. Se ky sektor do të marrë një peshë shumë më të madhe në ekonominë shqiptare dhe do të japë kështu mundësi shumë më shumë familjeve dhe qytetarëve të përfitojnë drejtë për drejtë si sipërmarrës ose të punësuar me të ardhura shumë më të mira sesa sot.

Por, që kjo të ndodhë, na duhet një ndryshim rrënjësor. Ndryshim për të cilin ne kemi folur gjatë gjithë takimeve tona, ndryshim për të cilin ju jeni shprehur qartë dhe mezi e prisni. Në veçanti për sa i përket politikave ekonomike dhe sa i përket shënjestrimit të turizmit si potenciali më i madh për rritjen ekonomike në Shqipëri. Ndaj, jam sot këtu me një ndjenjë shumë pozitive që pas vite të tëra angazhimi në dialog të drejtpërdrejtë, pasi kemi dhënë dhe marrë dhe kemi përfituar nga njëri-tjetri edhe në hartimin e programit dhe të planit të Partisë Demokratike për sektorin e turizmit, pas marrjes së përgjegjësive për qeverisjen e vendit të kemi përpara nesh edhe një marrëveshje konkrete e cila nënvizon konturet, format, mënyrat e ndryshimit në sektorin turistik. Në veçanti dua të ndalem tek 3 prej tyre që kanë të bëjnë e situatën aktuale dhe me kapërcimin e kësaj situate. Goditja nga pandemia, goditja nga tërmeti dhe pothuajse gjysmës së vijës bregdetare të Shqipërisë ka lënë pasojat më të mëdha në të gjithë ekonominë e vendit, por në asnjë sektor më shumë sesa në sektorin turistik.

Këto goditje i shtohen mungesës totale të vëmendjes dhe masave reale nga qeveria në mbështetje të këtij sektori. Edhe sektorë të tjerë e kanë ndjerë dështimin , mungesën e masave mbështetëse nga qeveria gjatë këtyre 8 viteve. Mund të themi me gojën plot se në raport me premtimet e para 8 viteve turizmi është ndër dështimet më të spikatura të kësaj qeverie, ndaj duke marrë përsipër barrën e përgjegjësisë me të cilën do të na ngarkojnë shqiptarët të dielën e ardhshme me 25 Prill ne marrim përsipër edhe masat konkrete për t’i dhënë oksigjen ekonomisë, për t’i dhënë oksigjen turizmit, 25% të ekonomisë mbi 90 mijë familjeve shqiptarë që varen drejtpërdrejt nga avancimi, nga ecja përpara e këtij sektori. Këtu në veçanti dua të prek tre çështje të cilat janë të materializuara tashmë në këtë marrëveshje, siç është ai i krijimit të një instrumenti të veçantë financiar në bashkëpunim me sektorin bankar për të mundësuar kredi me kushte lehtësuese për kompanitë e sektorit, me norma të ulëta dhe të subvencionuara të interesit bankar.

Mbështetje financiare për kontributet dhe pagën minimale të punonjësve deri në kthimin e situatës në normalitet. Lehtësimin e kompanive që operojnë në sektorin e turizmit nga detyrimet fiskale deri në kthimin e situatës në normalitet. Në këtë kuadër ne do të bëjmë shqyrtimin e aplikimit të pragut të TVSH-së në 6% për të gjitha hallkat e turizmit duke e njehsuar atë me akomodimin në mënyrë që t’i jepet përparësi të gjithë industrisë duke qenë që sistemi i sotëm i diferencimit nuk ka prodhuar efiçencën e kërkuar dhe të duhur të këtij sektori. Akordimi i fondit të posaçëm për rritjen e nivelit të promovimit të Shqipërisë turistike duke përfshirë edhe rrjetin tonë diplomatik në veçanti sa i përket vendeve të rajonit, të Bashkimit Europian por dhe të tregjeve të tjera me potencial të lartë siç janë vendet e Azisë. Akordimi i një fondi të veçantë për subvencionimin me 10 euro për çdo person për turizmin hyrës përmes operatorëve turistikë të cilët mundësojnë prurjen e turistëve të huaj në mënyrë të organizuar dhe që akomodohen minimalisht 5 netë në Shqipëri.

Këto janë disa prej angazhimeve që ne i marrim sot bashkërisht me një qëllim të vetëm të cilit do ti shërbejmë nga 2 drejtime të ndryshme, rritjen e këtij sektori, fuqizimin e këtij sektori, nxjerrja e këtij sektori nga kriza 8-vjeçare e në veçanti nga traumat e këtyre 2 viteve dhe qëllimi është që përmes kësaj të ndihmojmë rritjen ekonomike, shtimin e vendeve të punës, shtimin e të ardhurave dhe të mirëqenies të dhjetëra, mijërave të punësuarve dhe dhjetëra, mijëra familjeve shqiptare që varen drejtpërdrejt nga ky sektor me impakt po kështu edhe në sektorë të tjerë siç janë ai i bujqësisë, i agrobiznesit, i zejtarisë, i artizanatit dhe shumë sektorë të tjerë të ekonomisë të cilët padiskutim do të përfitojnë nga masa lehtësuese në tërësi për ekonominë por edhe nga fuqizimin i sektorit të turizmit në veçanti. Kam kënaqësinë zoti kryetar, zoti Kasa, zonja Londo, zoti Topozi, zoti Sheri, zoti Dervishi, zoti Luavi dhe zoti Kukeli që sot finalizojmë një udhëtim mes sfidash gjatë këtyre 8 viteve, por tashmë drejt një ndryshimi të pandalshëm, pozitiv të sektorit të turizmit për ju si drejtues, për sipërmarrësit, për të punësuarit e këtij sektori e natyrisht për të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë dhe për imazhin e vendit tonë në botë.

Rrahman Kasa: Faleminderit zoti kryetar! Sinqerisht unë të falënderoj shumë edhe në emër të të gjithë kolegëve të mi të cilët janë përfaqësues të grupeve të ndryshme të sektorit të turizmit edhe që sot na respektojnë dhe na nderojnë në këtë ceremoni e cila unë e quaj si një arritje të suksesshme, një arritje të madhe të sektorit të turizmit pasi ne e konsiderojmë këtë një kontratë me Partinë Demokratike e cila me ardhjen në pushtet pas 25 prillit, do të na mundësoj, le të themi një derë të hapur për të arritur synimet tona për të cilat jemi përpjekur vazhdimisht. Në fakt ne e kemi ngritur shpesh zërin për problemet e mëdha që ka turizmi, së bashku me kolegët e mi jemi dëshmitarë dhe shpeshherë kemi nënshkruar peticione e kërkesa, letra pas letre qeverisë, por që për fat të keq nuk kemi marrë asnjë feedback, nuk kemi marrë asgjë, kanë vënë në vesh të shurdhër. Pikërisht ne sot jemi shpresë plotë, sepse të gjitha këto pika që ju përmendet do të na japin vërtet oksigjen dhe do të ndikojnë shumë në ringritjen e turizmit duke i dhënë atij vendin që e meriton në ekonominë shqiptare.

Ju përmendet që sektori i turizmit punëson 90 mijë, domethënë ka 90 mijë të punësuar, të cilët këta janë vetëm të punësuarit direkt. Por duke pasur parasysh edhe të punësuarit indirekt të sektorëve të ekonomive që lidhen me turizmin, sektori i turizmin shkon rreth 300 mijë punonjës. Po kështu ne kemi qenë gjithmonë dhe jemi të vetëdijshëm se vështirësia ekonomike dhe problemet që ne kemi nuk janë të ashpërta vetëm nga pandemia apo nga tërmeti, nga dy goditjet, turizmi ka dhe mjaft probleme të mbartura që ndikojnë shumë në imazhin dhe standardizimin e turizmit. Pikërisht ne sot në këtë marrëveshje përveç problemeve dhe ndihmës financiare me një paketë dedikuar turizmit që ne e kemi dhe ju e keni aprovuar këtë, kemi edhe disa pika që do të ndihmojnë shumë standardizimin dhe ngritjen e imazhit të Shqipërisë turistike.

Unë shpresoj që ne t’ia arrijmë bashkërisht këtij qëllimi. Ju përgëzoj maksimalisht për konkretizimin dhe për dakordësimin tuaj me kërkesat tona pasi të jem i sinqertë, ato kërkesa kur ia kemi përmendur pushtetarëve të sotshëm, na kanë parë me habi, duke na thënë se çfarë kërkoni, çfarë janë këto budallallëqe, dhe kjo është ajo që meriton një vlerësim të veçantë dhe shpresojmë që, pas 25 prillit, qeveria që do të drejtoni, të fillojë me konkretizimin dhe implementimin e kërkesave tona. Edhe një herë, faleminderit dhe faleminderit të gjithë kolegëve në këtë panel të nderuar!

Lulzim Basha: Zoti Kasa, gjithçka në jetë është çështje prioritetesh. Nuk besoj se keni mbetur të habitur nga përgjigjja e qeverisë. Ka patur tetë vite kohë për t’i zgjidhur këto probleme, jo vetëm nuk i ka zgjidhur, jo vetëm nuk i ka mbajtur premtimet por ka dështuar t’ju ndihmojë edhe pas dy goditjeve të njëpasnjëshme që industria juaj ka përjetuar. Por nga ana tjetër kjo marrëveshje tashmë dëshmon se qeveria e ardhshme prioritet të vetëm ka mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, zhvillimin e ekonomisë dhe përparimin e vendit në çdo fushë. Kështu që ju ftoj bashkërisht të nënshkruajmë marrëveshjen e cila i përkthen të gjitha këto angazhime të planin në zotime konkrete për sektorin tuaj.

Ju faleminderit për praninë tuaj sot, për angazhimin e përbashkët që do thosha që tashmë është mbarë shqiptar, për ndryshimin e ta bëjmë këtë të mundur me 25 prill. Më lejoni t’ju ftoj edhe njëherë të bëheni pjesë e ndryshimit masivisht duke dalë në votime këtë të diel dhe duke votuar për ndryshimin, duke votuar për numrin 9 dhe pas kësaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti themi njëri-tjetrit punë të mbarë në realizimin e objektivave të përbashkët për një ekonomi të fortë, për një turizëm të fortë, për mirëqenien dhe për parimin dhe begatinë e vendit tonë dhe të gjithë shqiptarëve. Ju faleminderit!


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252