Friday, September 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Basha mbajti përgjegjësi, PD do të ngrihet nëse demokratët bëhen aksionerë

by us er1
22/03/2022
in Aktualitet, Blog
0

Agron Gjekmarkaj

Lulzim Basha mbajti përgjegjësi ! Ai u dorëhoq pas 9 viteve të drejtimit të kesaj partie ku betejat e forta s’kanë munguar, por fitorja nuk mbërriti. Shumëkush u zhgënjye se kishin vënë bast që LB nuk ikën. Ky është nje gjest që meriton respekt. Basha u bë tabele qitjeje për një kohë të gjatë! Në 7 muaj u sulmua si askush në politikën shqiptare. Në demokraci janë numrat ata që vendosin dhe atyre duhet t’u bindemi duke luftur për idetë tona edhe kur mbetemi pakicë. Përgjegjësia morale e politike u mbajt.



Tani, të gjithë ata që kauze kishin zemërimin ndaj Bashës duhet të ruhen që plumbat e pështymës mos t’ja hedhin njeri -tjetrit. Lulzim Basha nuk është më pengesë për rindërtimin e PD. Ganxha ku varet faji nga sot mungon. PD është perballë vetvetes dhe historisë së saj 31 vjeçare. Ajo do të ringrihet vetem nëse di të të lexojë gabimet e veta, nëse di të kuptojë pse nga 22 Marsi 1992 e këtej u zvogëlua e u zvogëlua për të arritur në këtë pikë ! Ajo do të ringrihet nëse bëhet demokratike e nëse çdo demokrat do të jetë aksioner dhe jo ” bujk në tokën e feudalit” ! Ajo do të ringrihet nëse respekti për gjithësecilin do të jetë pengesë për të ndërtuar mite. Ajo do të ringrihet nëse arsyeja mund inatin, nëse besimi mund urrejtjen, nëse të kuptuarit mund moskuptimin, nëse vlerat mundin banalitetin, ndershmëria korrupsionin e mbi të gjitha bashkimi mund përçarjen nën shënjen e gares e votës së lirë pa vënë në diskutim miqësinë dhe luajalitetin tonë ndaj SHBA-ve. Personalisht Lulzim Bashes i jam mirënjohes për besimin që më ka dhënë dhe ndiej që duhet ti them faleminderit për aq e për gjithçka që ka bërë mirë për PD në optikën time, që ka dashur të bëje e s’ka mundur. Të gjithë vrapuan të gjuajnë gurin pa peshuar mëkatet e tyre.

Koha do bëhet dëshmitare e veseve dhe virtyteve të gjithsecilit. Bashkim nuk do të thotë poshtërim. Bashkim nuk do të thotë të zëvendesosh një humbës me një humbës tjetër. Mbrëmë përfaqesues të “Foltores” shkumëzonin kudo në revansh fyes. Dinjiteti vlen para partisë, para “bashkimit” , para nëpërkëmbjes. Në një panel tre perfaqesues, tre pinjollë, të nomeklatures komuniste flisnin për PD përballë tre ish të persekutuarve. O Tempora o mores!

Arroganca dhe e vërteta që fshehin brenda goditi vetem në pak orë ëndrrën e bashkimit. Perballë atij shkumëzimi e skuqje sysh çdo deputet i PD sot mendohet thellë në do ta jetojë kohën e tij politike si njeri i lirë, si shërbëtor i një prone private apo një interesi personal.

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Ministria e Bujqësisë: 340 mijë shpendë të ngordhur nga gripi

Ministria e Bujqësisë: 340 mijë shpendë të ngordhur nga gripi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In