Aktualitet

Basha mbërrin në Kuvend në këmbë, nga rruga e Kalasë së Tiranës (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:13 - 10/09/21 |
mapo.al

Pak para nisjes së seancës parlamentare, kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar. Basha për pak minuta diskutoi me të zgjedhurit e rinj të PD-së, ku dha dhe direktivat e fundit pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit. 






Pasi diskutoi për 10 minuta me grupin, Basha iu drejtua institucionit të Kuvendit në këmbë, duke u ndjekur nga të zgjedhurit e rinj të PD-së.


Basha shoqërohej në krah të Zef Hilës, Kastriot Pirolit, si dhe deputetes së re, Andia Ulliri.







<
>
Basha5 Basha4 Basha3 Basha2 Basha1 Basha Basha drejt Kuvendit

Ne dalje te selise se PD-se, Basha u prit nga disa militante demokrate, me thirrje ‘turp, turp’, pasi kundershtojne vendimin qe u mor dje ne lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u perjashtua nga grupi parlamentar.

Lexo edhe :  Dita e Flamurit/ Demokratët me në krye Bashën, homazhe te Monumenti i Nënës Shqipëri



Ndryshe nga çdo herë tjetër, ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, nuk hyri në këtë Parlament si pjesë e grupit parlamentar të demokratëve, por si deputet i pavarur.



Kjo pasi dje Basha mori vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, deri në zgjidhjen e çështjes që lidhet me vendimin e DASH për shpalljen non-grata nga SHBA.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas